E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet ne France Hollande perqafon Aubry

François Hollande përqafon rivalen Martine Aubry e feston fitoren e pastër në  balotazhin e primarieve socialiste në Francë. Ai do të jetë  kandidati në  zgjedhjet që do të mbahet vitin që vjen, personi që sipas sondazheve më të fundit mune të mundë Nicolas Sarkozy.

“Arrij të kuptoj  paqartësitë me të cilat përballemi në të ardhmen, crregullimet në  botën e financave, ekseset e globalizmit, mangesitë në Europë dhe atentatet e njëpasnjëshme ndaj ambjentit. Dua ti jap  kombit tonë, këtij vendi të madh, Francës besimin që mund të  rigjejë një  projekt të aftë për ti dhënë  gjithë kuptimin e  për ti lejuar sërish progresin”, deklaroi Hollande pas fitores.

Gjatë balotazhit të partisë më të madhe opozitare kandidatura e tij mori rreth 56 për qind të votave kundrejt kandidates tjetër, ish-ministres për punë, Martine Aubry. Kjo i siguroi Hollande-it mbështetjen e saj. Tre milionë njerëz morën pjesë në votim. Pjesëmarrja është e mundshme për çdo francez i cili është i njohur me synimet e së majtës politike dhe paguan një tarifë prej një euro.  Sarkozy, i cili ndodhet në një popullaritet të ulët, sipas mediave së shpejti do të nisë fushatën e tij zgjedhore. Zyrtarisht ai nuk ka bërë të ditur ende nëse në prillin e vitit të ardhshëm do të kandidojë për një mandat të dytë.  

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›