E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shanghai Masters triumfon Andy Murray ne tenis

Andy Murray ka triumfuar në turneun e tenisit për meshkuj Shanghai Masters, duke mundur në finale 2-0 me sete (7-5 6-4) spanjollin David Ferrer. Ky është titulli i tretë radhazi për tenistin britanik pas atyre në turnetë e Bankokut dhe Tokyos, ndrësa kjo ecuri e suksesshme ka bërë që ai të ngjitet në vendin e tretë të renditjes së përgjithshme botërore, duke zbritur nga froni një nga legjendat e këtij sporti Rioger Federer. 

Tenisti zvicerian prej muajsh po vuan një formë të dobët, ndërsa e gjithë kjo ka bërë që për herë të parë që nga viti 2003 ai të dalë nga lista e tre raketave më të mira të botës. Nuk mund të zbehet merita e Andy Murrey, I cili në finale e turneut të Shangait ka treguar një formë të shkëlqyer, megjithë rivalitetin e theksuar të Ferrer.

Tenisti skocez u përball me lojën e mirë të kundërshtarit, ndërsa bëri diferencën me saktësinë në gjuatjet e tij, duke mbyllur setin e parë në shifrat 7-5. Edhe në setin e dytë, finalja do të ishte shumë e luftuar, ndërsa edhe një herë Murray do të sfumonte shpresat e Ferrer për të fituar titullin në turneun kinez të tenisit. Por triumfi në Shangai merr të tjera vlera për Murray, i cili është ngjitur në vendin e tretë të klasifikimit botëror të tenisit për meshkuj, pas serbit Novak Djokovic dhe spanjollit Rafael Nadal.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›