E Shtunë, 31 Tetor 2026

KFOR shtyn afatin per heqjen e barrikadave deri te marten

Komandanti i KFOR-it, Gjenerali Erhard Drews, shtyn deri të martën ndërhyrjen e KFOR-it në pikat kufitare duke u dhënë më shumë kohë qytetarëve të veriut të Kosovës për largimin e barrikadave të vendosura në rrugë.   

“Përfaqësuesit e komunave të Leposaviqit, Mitrovicës veriore, Zubin Potokut dhe Zveqanit kanë kërkuar më shumë kohë dhe komandanti i KFOR-it ka vendosur t'u ofrojë një ditë shtesë. Komandanti i KFOR-it vlerëson vullnetin e tyre për t'i hapur rrugët KFOR për furnizimin e trupave të tyre në Portën 1 (Jarinje), Pikën 31 (Bernjak) dhe Kampin Nothing Hill”, thuhet në komunikatën për medie të KFOR-it.

Në komunikatë gjithashtu theksohet: “Misioni i KFOR-it është të ruajë një ambient të qetë dhe të sigurtë si dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit e të gjitha komuniteteve në Kosovë. KFOR-i do të vazhdojë ta bëjë këtë në mënyrë të vendosur, të kujdesshme dhe të paanshme, në pajtim të plotë me mandantin tonë”.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›