E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditelindja e Elvis Presly

Mijera admirues te Elvis Presley e kane kujtuar kengetarin legjendar ne 75 vjetorin e ditelindjes se tij.
Njeriu qe njihet nga miliona admirues thjesht si Elvis, ka shitur me shume se nje miliarde disqe ne mbare boten, ndersa fama e tij vazhdon edhe 33 vjet pas vdekjes. Ne vendlindjen e tij ne Memphis te shtetit Tennessee, adhuruesit u mblodhen per te festuar jeten e shkurter te ketij ylli te muzikes. do vit, kompania Elvis Presley Enterprise zhvillon aktivitete te veanta me 8 janar ne diten e lindjes se kengetarit dhe me 16 gusht diten e vdekjes. Festimet tre ditore te ketij viti perfshine nje darke ne klubin privat te admiruesve, dhe turne te shtepise se tij. Ne fakt ditelindjen e idhullit te tyre e kremtuan grupe admiruesish ne te gjithe boten. Disa prej tyre, imitues te veshur me kostume te bardha te Elvis Presleyt ne Australi, udhetuan me tren nga Sydney posaerisht per festivalin e pervitshem te legjendes se Rock and Rollit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›