Ditëlindje e veçantë për Kalulu, Juventusi blen kartonin e mbrojtësit francez

Pierre Kalulu do të qëndrojë te Juventusi. Në ditëlindjen e tij të 25-të, mbrojtësi francez u ble përfundimisht nga Milani, duke nënshkruar një kontratë me bardhezinjtë deri në vitin 2029:
“Një ditëlindje e parë bardh e zi për t’u kujtuar për Pierre Kalulun, mbrojtësin francez që mbush 25 vjeç sot dhe i cili, pas sezonit në huazim, do të vazhdojë të veshë fanellën e Juventusit në të ardhmen.
Lojtari i lindur në vitin 2000, i cili mbërriti nga Milani verën e kaluar, menjëherë krijoi një rol kryesor në mbrojtjen e bardhezinjve, duke bërë gjithsej 39 paraqitje këtë sezon dhe duke shënuar një gol në ndeshjen jashtë fushe në Bergamo kundër Atalantës.
Aktualisht i impenjuar me ekipin kombëtar francez, Kalulu do të kthehet në dispozicion të ekipit në funksion të angazhimeve që e presin Juventusin në javët e ardhshme – gati për t’u përballur me aventurën e Kupës së Botës për Klube në Shtetet e Bashkuara së bashku me pjesën tjetër të grupit”, shkruhet në njoftimin e Juventusit.