Ditën e “Shën Valentinit” një festë për single
E dimë që është një festë për të dashuruarit por natyrshëm lind pyetja, po ata që janë në kërkim të saj, çfarë do bëjnë, do rrinë në shtëpi? Kjo ide i ka ardhur autores së programit “E diell” Alessia Greggio Vessichio e cila krahas impenjimeve në televizion, ka marrë përsipër të bëjë drejtimin artistik të një klubi nate në bllok, të pagëzuar me një emër shumë fashion, “Vogue”. Duke qenë një krijuese spektaklesh, natyrisht edhe mënyra se si ajo e ka konceptuar drejtimin artistik e këtij klubi, do të jetë shumë e veçantë. Kështu Alessias, tani krahas krijimit të skenareve për “E diell”, i duhet të bëjë një mikroskenar edhe për të enjtet tek lokali “Vogue”. Si fillim ajo ka menduar që netët të jenë shumë të ndryshme nga njëra tjetra dhe asnjëherë aty të mos ndodhin të njëjtat gjëra. Do ketë netë me muzikë latine dhe të gjitha detajet e kuruara prej saj do të jenë të frymëzuara nga ky vend, njëlloj si rubrika e udhëtimeve imagjinare ndër vite, nëpër vende të ndryshme, që ajo na paraqet tek “E diell”. Nuk do të mungojnë këngëtarë dhe instrumentistë të ardhur nga Italia, Spanja etj, pijet dhe cigaret që i shkojnë për shtat ambientit dhe çdo detaj tjetër i menduar deri në imtësi. Ndërkohë të dielën që është dhe dita e të dashuruave, Alessias i ka shkrepur në kokë që të hapë dyert për ata që janë në kërkim të dashurisë me shpresën që mbase mund ta gjejnë atë pikërisht atë natë, në lokalin e ku ajo bën drejtimin artistik. Dhe në fakt duket se kjo ide nuk i ka ardhur ashtu kot. Pak kohë më parë ajo vetë rrëfeu në “Top show” që ka gjetur një djalë shqiptar me të cilin po përjeton një histori shumë pasionante. Por sipas miqve të saj, kjo histori ka marrë fund duke u arkivuar tek ajo si një eksperiencë jete që duhej provuar, po të kemi parasysh që partneri ishte shumë vite më i ri se ajo. Pra Alessia që tani mesa duket është single, e kupton shumë mirë se çfarë do të thotë të të gjejë “Shën Valentini” pa dashuri, kështu që me një ndjenjë të lartë solidariteti për të gjithë të ngjashmit e saj, ajo dëshiron që në atë natë të shënuar të gëzojnë të gjithë të dashuruarit, por edhe ata që janë akoma vetëm. Shpresojmë që ajo të jetë nata e fatit për klientët e vetmuar të “Vogue”, por pse jo, një surprizë të tillë fati ta ketë rezervuar edhe për ideatoren e kësaj mbrëmjeje, Alessian.Një miqësi që zgjat më shumë se një spektakëlTë shtunën e kaluar, kur Alessia bëri dhe inagurimin e lokalit, të ftuarit ishin të shumtë, kryesisht personazhe të njohur të botës së televizionit, e natyrisht më së shumti emra me të cilët ajo ka bashkëpunuar. Të tillë janë edhe Hueida me Arjonin të cilët Alessia si autore e programit “Një këngë për ty” i zgjodhi si prezantues. Edhe pse thonë se italiania e ardhur nga përtej detit, është shumë e rreptë në punë, kolegët e saj tregojnë se mbasi mbaron programin ajo transformohent në krijesën më të dashur në botë duke iu ofruar të gjithëve miqësinë dhe dashurinë e saj. Qetsori një natë si beqarNuk mund të mungonte në natën e inagurimit të “Vogue”, fituesi i vjetshëm i “Big Brother”, Qetsori. I ftuar nga Alessia, duket se djali nga Vlora e ka shijuar shumë atë natë disi të veçnatë për të, po të kemi parasysh se ai jeton në Vlorë dhe mbi të gjtiha është i martuar. Pra ajo që mund të quhet një zakon fundjave për ish banorët e tjerë, për Qetsorin është një stil jete gati gati i panjohur. Por duket se edhe ai si të tjerët e shijoi shumë atë mbrëmje mes miqsh dhe fytyrash publike.Ingrid Gjoni me flokë të shkurtra si çiljetaNuk e dimë se çfarë po ndodh me lookun e këngëtareve tona të cilin ne nuk e ndjekim dot pasi ato e ndryshojnë pafundësisht. Por ajo që vihet re më së shumti është se pothuajse tek të gjitha bie një si punë “epidemie”. Psh nëse dikur vajzat e njohura mbanin flokë pafundësisht të gjata dhe bjonde, menjëherë i shohim të transformuara në brune. Ndërsa tani çiljeta, Rozana e së fundi edhe Ingridi kanë qethur kokat e tyre duke u paraqitur në publik me flokë të shkurtra. Nëse nuk u pëlqejnë t’i mbajnë gjatë ashtu, tani për t’i zgjatur nuk ka nevojë të presësh një jetë pasi ju e dini, parukieri bën mrekullira...Visi zbulon të dashurënMbase e gjetëm më në fund se cila është e dashura misterioze e Visit të “Big Brother”. Në fakt kishim dëgjuar që shoqërohej me një vajzë shumë bukuroshe por tani që ia pamë edhe portretin, e shohim që paska bërë një zgjedhje shumë të mirë. I ftuar në natën e inagurimit tek “Vogue”, duket se dy të rinjtë nuk u shqetësuan nga blici i paparacit tonë. Visi mbas diplomimit ka filluar punë në një ministri, ndërkohë që është i angazhuar edhe në struktuarat e PD-së. Vodafonë Duo dhurata e "Shën Valentinit"Muaji Shkurt është cilësuar si muaji i dashurisë dhe harmonisë dhe kjo për shkak të "Shën Valentinit", ditës kur të gjithë të dashuruarit festojnë. Në prag të kësaj feste, Vodafonë Albania ju ofron dhuratën më të bukur për të dashurit tuaj, paketën Vodafonë Duo e cila ju jep mundësinë të thoni apo të dërgoni fjalët më të bukura pa u shqetësuar për sa shpenzoni. Paketa Vodafonë Duo përmban një set prej dy aparatesh celularë të prodhuar ekskluzivisht për Vodafonë, si dhe dy paketa komunikimi me parapagesë. Secili prej numrave të paketës ka një hapësirë komunikimi prej 1000 minutash, 100 SMS dhe 100 MMS për çdo muaj, për t'u konsumuar kundrejt numrit tjetër të paketës për plot një vit, prej momentit fillestar të aktivizimit. Vodafonë Duo ju mundëson të zgjidhni mes planeve tarifore Vodafonë Card dhe Vodafonë Club dhe veç kësaj ekziston mundësia për të përzgjedhur llojin e aparateve të paketës për t'iu përshtatur buxhetit dhe preferencës tuaj. Ju mund të blini paketën me setin e dy aparateve shumëngjyrëshe Vodafonë 228, për vetëm 9990 lekë (me TVSH) ose paketën me setin e aparateve Vodafonë 527, për vetëm 15800 ALL (me TVSH). Të dy numrat e paketës do të kenë edhe një kredit fillestar prej 400 ose 500 lekësh në varësi të planit tarifor Club ose Card.