Katër të rinj arrestohen me drogë e armë
TIRANE - Katër të rinj përfunduan në prangat e policisë me akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” dhe “mbajtjes pa leje të armëve luftarake”. Antidroga e kryeqytetit gjatë operacionit të koduar “Kodra e diellit”, ka sekuestruar 2 kg lëndë narkotike e llojit mariuanë, një pistoletë, si dhe një shotgan. Sipas burimeve nga policia janë arrestuar Emiljano Koçiu, 20 vjeç, Oriol Memushi, 22 vjeç, Erlin Hasani, 20 vjeç dhe Evri Topi, 19 vjeç. Arrestimi i tyre ka ardhur pas një hetimi dy mujor, duke përdorur edhe metodën e bërjes së stimuluar, nga oficerët e Antidrogës. Katër të rinjtë u arrestuan mesditën e djeshme në afërsi të Kompleksit Kristal, te “Komuna e Parisit”, në Tiranë. Në njoftimin për shtyp të Policisë së Tiranës, thuhet se, pas një kontrolli të imtësishëm të ushtruar në banesat e tyre u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale sasia prej 2 kg mariuanë e destinuar për shitje në Tiranë, një pistoletë model austriak, 9 mm dhe një armë zjarri tip “Shotgan”. e.d