E Diel, 1 Nëntor 2026

Ditën që gjyqtarët u kuotuan në bursë, u licencua krimi

20-09-2012 / Gazeta 55

Kursi për emërimin e gjyqtarëve nga 50-500 mijë euro, i vendosur nga qeverisja Topi-Spahiu shkatërroi sistemin e drejtësisë dhe licencoi krimin. Vendosja e çmimit për vendin e punës, por edhe e një çmimi për jetën e njeriut tregoi standardin antishtetëror të ish-kryetarit të shtetit dhe rrezikun që do sjellin në politikë klanet private të kësaj dysheje. Pas rrënimit 5-vjeçar të drejtësisë, duhet kohë për kthimin në ligj të strukturave, por duhet filluar duke evidentuar rolin shkatërrimtar të dyshes në shkurajimin e drejtësisë dhe inkurajimin e krimit 

Drejtësia në Shqipëri, prej vitesh është në vendet e fundit të besimit ndaj saj. Dikur e konsideruar si “institucion politik”, aq sa “pavarësinë” e drejtësisë mazhoranca e dikurshme politike dhe kupola e KLD-së ia kishin lënë në dorë Fehmi Abdiut e Thimio Kondit, më vonë ajo u shndërrua në një “substancë” pa erë, pa ngjyrë, por me shije të keqe e konsiderata negative, aq sa krerët e ekzekutivit të saj në KLD, Bamir Topi e Kreshnik Spahiu kanë “meritën e madhe” të kthimit të saj në biznes, e thënë ndryshe në një “veprimtari tregtare për të nxjerrë fitime sa më të mëdha”.
Natyrisht, e parë si “biznes” apo “veprimtari tregtare”, drejtësia në kohën e dyshes Topi-Spahiu nuk ishte tashmë një “institucion” që funksiononte në bazë të paketës së ligjeve të drejtësisë, por një institucion që funksiononte në bazë ligjeve të ekonomisë së tregut… Dhe në bazë të kësaj mënyrë të mbrapshtë funksionimi të drejtësisë shqiptare, për “meritë” të dyshes Topi-Spahiu, ajo “mbart vlera” për hyrjen dhe rezistencën e gjatë në bursë…
Sipas rregullave të bursave, drejtësia shqiptare, në “përkujdesjen” e Bamir Topit e Kreshnik Spahiut, i është nënshtruar “garës” së kuotimit apo kursit. Në këtë “garë”, dyshja Topi-Spahiu kanë qenë “aksionerët”, ndërsa njerëzit e drejtësisë, kanë qenë “malli” që shitej e blihej.
Kjo mënyrë funksionim e drejtësisë e “institucionalizuar” prej kupolës së KLD-së, ndërsa e zhvendosi “pavarësinë” e saj në duart e dyshes Topi-Spahiu, njëherazi  “e kuotoi” atë në vendet e fundit të besueshmërisë, pse jo edhet të lidhjeve me krimin dhe korrupsionin.
Në këtë “klasifikim”, rrezikshmëria më e madhe që i vjen drejtësisë, për meritë të dyshes Topi-Spahiu, është ajo që i vjen nga lidhjet me krimin. Rikthimi ditët e fundit të vëmendjes te kuotimi dhe kursi për emërimin e gjyqtarëve nga 50-500 mijë euro, i vendosur nga qeverisja Topi-Spahiu, ka rinxjerrë në qendër të vëmendjes shkatërrimin e  sistemit të drejtësisë dhe licencimin e krimit. Vendosja e çmimit për vendin e punës, si një “standard” i dyshes Topi-Spahiu, por edhe e një çmimi për jetën e njeriut tregoi në të vërtetë standardin antishtetëror të ish-kryetarit të shtetit dhe rrezikun që do sjellin në politikë klanet private të kësaj dysheje.
Me gjithë gjendjen pesimiste në të cilën gjendet drejtësia shqiptare, demonstrimi i mundshëm, jo vetëm me fjalë, i një vullnet të mirë e të gjithanshëm, duket shpresëdhënës për kthimin në ligj të strukturave të saj. Por, pas rrënimit 5-vjeçar të drejtësisë, duhet kohë për kthimin në ligj të strukturave të saj. Ajo që duhet bërë menjëherë nga vullnet-mirët e mundshëm, është ndalja fillimisht te shkaktarët. Për këtë duhet filluar me evidentimin e rolit shkatërrimtar të dyshes Topi-Spahiu në shkurajimin e drejtësisë dhe inkurajimin e krimit, duke evidentuar njëherazi edhe shkaqet e vërteta, interesat e ngushta të “veprimtarisë së tyre tregtare”. Korrigjimi i këtyre “faktorëve”, është sipari i kthimit të drejtësisë shqiptare te ligji, te binarët e funksionimit të strukturave të saj. 

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›