Diten qe u mbyll G99
Diten qe lexova se nga Levizja G99 u larguan Erjon Veliaj dhe disa drejtues te tjere me erdhi natyrshem te mendoja per mbylljen e kesaj tentative te veshtire. Eri dhe drejtuesit e tjere kane kaluar ne kampin e socialisteve duke siguruar vazhdimesine e karrieres se tyre dhe ne kushtet e nje Shqiperie brutale ndoshta eshte dhe i vetmi shteg ku te shpie logjika e shendoshe e vet konservimit. Djemte dhe vajzat e G99 ishin lajmeruar edhe me pare per rrugen e veshtire pa drite ne fund te ndonje tuneli futuristo-politik. Keqardhja ime ka argumente per fat te keq. Largimi i tyre pa zhurme duke lene pas posterat plot ngjyra te zgjedhjeve tregon se mundesia per te pasur te rinj qe ecin vete pa u mbeshtetur ne ingranazhin e krijuar me kujdes ne fillim te viteve 90 nuk eshte reale. Kryelajmi per sot eshte G99 e vetmja prove e te rinjve deshtoi. Vetem prova e pare merret seriozisht. E dyta permasohet si imitim qesharak deacutejagrave vu perverse qe nuk ngjall me emocion.
Ndiej keqardhje sepse partia G99 nuk e provoi asnjehere kapacitetin e vet dhe tonin ne kete perspektive perballe elektoratit te te rinjve. Pa filluar ende gara ajo filloi te bente llogarite per te dale fituese. Si duket pertej simpative personale kjo menyre te menduari e le pa rezistence te mirefillte nje parti satelit. Nuk ka asgje te keqe te perfitosh nga pesha e nje partie te madhe per te cuar perpara idete e tua. Por cilat ishin keto ide per te cilat duhej votuar forca e re Kush ishin kushtet per te cilat kjo parti do te qendronte deri ne fund pa realizimin e te cilave nuk do te kishte kurrsesi nje koalicion Ku ishte pika e thyerjes Ku fillonte karakteri i kesaj force nese do te votohej Per cfare po luftonin djemte dhe vajzat e reja qe u kthyen nga jashte Voten e emigranteve Nese ishte e domosdoshme atehere pse nuk eshte me tani Cila eshte arsyeja qe nuk flitet me me pasionin elektoral me pasionin ekstra qe duhet te karakterizoje te rinjte e rinj
A eshte problem edhe sot per qytetaret qe jetojne me te ardhura te uleta cmimi i kartes se identitetit qe u paraqit si problematik ne ate kohe Apo mesa duket banoret jashte rrethit te unazes cool te Tiranes jane fantazma politike qe misherohen vetem ditet perpara fushates zgjedhore. Meqe jetojne me frymen e shenjte te partive ata qytetaret periferike gjejne vemendje per problemet e tyre vetem gjate zgjedhjeve elektorale dhe ekskluzivisht per ceshtje qe kane te bejne me kete proces te delegimit te pushtetit. Pikat e planit te te rinjve e humben sublimitetin e tyre diten pas zgjedhjeve. Kjo sjellje ishte ne te njejten linje me sjelljen spekulative te pushtetareve te te gjitha qeverive perpara G99.
Megjithate zhgenjimi dukej i paralajmeruar me kohe. Daullet kishin rene nga te gjitha anet. G99 duket se u krijua per te trukuar lojen. Objekti i ideologjise se saj ishte dukshem perplasja me levizjen pa sens LSI. Esenca politike e G99 ishte perballja e saj me levizjen tjeter brenda se majtes duke krijuar agresivitetin absurd te dy levizjeve absurde. Gjithcka e nisur nga perplasja e Metes me Nanon e me pas me Ramen. Lufta anormale mes burrash me super-ego dhe pa qellim tjeter pervec pushtetit anormal te shqiptareve.
hellip.
Fenomeni i perdorjes ne Shqiperi eshte profilizuar ne menyre te pagabueshme edhe pse jeton ne kufijte e se besueshmes. Perdorimi i tejskajshem i aleatit perballe gjykimit te opinionit publik duket se perkufizohet qarte per aq sa eshte e mundur kur aleati shnderrohet gradualisht ne mjet per perdorime nga me personalet ku qartas vetem perdoruesi mbetet i kenaqur. Shembull i qarte ishte televizioni Klan por dhe G99 e mori seriozisht rolin e vet deri diten qe mbylli qepenat.
Keqardhja ne kete pike duket sikur ka nje perse. Ndoshta nje dite Tv Klan duke mos qene ne pushtet dhe duke mos financuar dot me me shifra te cuditshme programet e veta nderron biznes duke imituar TV Shijakun. Por te rinjte qe do te duan nje shans tjeter ne politike nuk do ta kene me. E trishtueshme por nuk do kene asnje arsye qe tu dalin perpara qytetareve dhe ti bindin se do ti perfaqesojne me keq se paraardhesit e tyre tani te shkuar ne moshe por identike ne sjellje. Sdo te kene goje per te hapur perpara faktit se te rinjte sa here e provojne ngecin ne stadin e maskotave naive teresisht te paperdorshme pas dites se zgjedhjeve. Ata mbeten permiresues te perkohshem te imazhit te lidereve te perjetshem.
Anomalia ne sjellje dhe paqartesia ne perqasje nuk coi asnjehere ne nje analize me te mire per te rinjte e G99-s pas 28 qershorit te famshem. U mjaftuan me krahasimin se per rruget e Shqiperise G99 ishte Lamborgini dhe se njerezit nuk ishin gati per ta. Egoja e lenduar gjeti paqe me fjalet e bukura si vete narcizismi i moshes. Ka mirekuptim nese qellimi ishte te behej seks me veten. Niveli i testosteronit i ngritur prape me vrullin e adoleshences nuk po ben qe dhe per logjiken te kete vend te pakten nje dite te vetme. Egoja u ngop edhe me sulmin e perqendruar mbi provincializmin e partise se Metes. Sikur te kishte mungese batutash dhe me pare per kete argument ne mode per tu ridikolizuar.
Keqardhja eshte per nje parti qe forcen e gjen te thashethemet per kundershtaret dhe jo te vetja. Eumlshte arkaik misioni i krijimit te nje grupi me qellimin e vetem per te treguar kundershtarin si e keqja me e madhe. Me arkaik se vete natyra jone ballkanike. Goditjet nen brez u justifikuan shpesh me sistemin apo thjesht me emrin e Berishes. Pergjigjja qe lufta e shenjte po behej me qellimin per te arritur te keqen me te vogel ishte e para. Sa keq qe na u desh perseri te negocionim me te keqen me anemike me te voglen me joshesen me te paperdoruren. Ideja qe te krijosh nje force progresive sepse brenda vetes ke arsyet e duhura me dukej dhe me duket ende me pozitive por kjo nuk u tentua asnjehere nga G99.
Mesa duket humbja e paralajmeruar nuk i ndihmoi njerezit e G99-s te benin nje analize per te kuptuar pse paten reagim negativ perpara zgjedhjeve nga ata qe shpesh u etiketuan si miqte qe pabesisht dhe pa paralajmerim i goditen pas shpine. Edhe pse beteja u humb nuk pati momente reflektimi serioz.
hellip.
Ne nje eksperiment te kryer te femijet per te kuptuar si ndikon tek ata rritja dhe strukturat e medha u pa reagim shume i forte. Femijet 5-vjecare e shikonin veten plot ngjyra plot jete omnipotente. Pas dy vjetesh ngjyrat ndryshonin. Ishin me afer grise e zgjedhur kjo me vullnet te lire nga femijet. Forca e tyre pa kufi kishte humbur. Kreativiteti dukej i presuar nga strukturat dhe ne stade shume me te kufizuara. Kjo ndoshta do tu ndodhe dhe njerezve te G99-s qe nuk po priten me me lule tek oborri perpara lokalit te Shefikatit.
hellip.
Eksperimenti i te rinjve deshtoi se ndoshta nuk u krye me vullnetin e duhur. Ndoshta te rinjte ishin shume te parashikueshem me fjalite e tyre te ndertuara si mbi struktura betoni. Ndoshta deshtoi se pjesa me e madhe e revolucionit u harxhua duke marre urdhra dhe duke bere thashetheme kunder atyre qe e mendonin ndryshe. Ndoshta se te rinjte qe e provuan ishin nje rreth i mbyllur dhe nuk pranuan asnjehere asnje keshille qe vinte nga jashte. Ose aty brenda rrethit nuk mendohej por priteshin urdhrat me sms. Ska me rendesi per fat te keq. Ajo qe eshte e sigurt sidoqofte eshte se tashme te futur ne strukturen e madhe me rregullat e reja do te jene sic thote Hegeli
Statuja si ato greket ku shpirti ka ikur me kohe apo si himne ku fjalet jane por besimi ka humbur.
Me vjen keq ne menyre gati mazokiste.