Juridiku me i kerkuari ne Durres
Fillimi i vitit te ri akademik te fiksohet ne ligj. Zv/rektori i universitetit publik Aleksander Moisiu te Durresit Mithat Mema shprehet se do te ishte me mire qe viti akademik te niste ne nje dite te percaktuar. Shtyrja e fillimit te vitit te ri akademik per ne daten 11 tetor krijon jo pak probleme ne ecurine e universiteteve. Me shume duket se e ndjen universiteti i qytetit bregdetar i cili i mbyll me pare se universitetet e tjera vitet akademike. Ne baze te ligjit per Arsimin e Larte eshte ministri i Arsimit qe vendos daten e fillimit te studimeve. Njemijegjashteqind studente te rinj pritet te ulen per here te pare ne auditoret e universitetit Aleksander Moisiu gjate vitit te ri akademik. Ketij numri i bashkengjiten edhe studentet e filialit te Peshkopise qe u cel vitin e kaluar prane ketij institucioni te arsimit te larte. Ashtu si ne universitete te tjera te vendit edhe ne kete universitet publik faza e dyte e regjistrimit te studenteve eshte drejt perfundimit. Ajo do te mbyllet pasditen e se premtes. Nga regjistrimet e fazes se pare mbeten bosh 188 vende dhe gjate dy fazave te fundit sipas zv/rektorit mund te kete dhe ndryshime ne lista nderkohe qe mes 31 degeve te fakulteteve te ketij universiteti me e preferuara mbetet nje nga deget e reja. Ajo hapet per here te pare ne Durres dhe eshte dega e Juridikut. Megjithate Mema shprehet se nuk mund te flitet per dege me pak te preferuara Ne cdo dege ka pasur 5-12 vende bosh. Ky fakt duket se nuk vendos ne diskutim vijimin e procesit studimor per shkak te numrit te ulet te studenteve te regjistruar ne to. Gjithsesi do te jete nisja e vitit akademik qe do te tregoje se cilat jane deget me pak te preferuara ne kete institucion te arsimit te larte si dhe cilesine e studimeve. Pergjithesisht ende maturantet me te mire te qytetit bregdetar dhe rrethinave te tij vazhdojne te aplikojne per te ndjekur studimet ne Universitetin e Tiranes. Pavaresisht kesaj cilesia ne Universitetin e Durresit ka tentuar te rritet nga viti ne vit dhe kjo deshmohet dhe me kalueshmerine ne provime e cila eshte jo e larte. Drejtuesit shprehen se dhe kete vit do te synohet te rritet cilesia e diplomimit te studenteve. Studentet e Durresit do te vijojne studimet ne auditoret e godines ekzistuese universitare si dhe ne mjediset e shkollave te mesme dhe ambientet private ne hyrje te qytetit qe ndodhen ne anen tjeter te qytetit. Nje problem me vete pervec atij te mungeses se ambienteve ashtu si dhe per universitete te tjera mbetet shkurtimi i buxhetit.