E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ed e David dueli brenda familjes

Ishin rritur e shkolluar bashke dhe ishin miq per koke. Me pas erdhi lufta per pushtet e cila dhe i ndau e ndoshta ne menyre te pandreqshme

Kur disa dite me pare Sekretari i Pergjithshem i Partise Laburiste dha rezultatet e zgjedhjeve per kreun e partise dhe fill me pas uroi fitimtarin Ed Miliband te gjithe anetaret e stafit te ketij te fundit shperthyen ne brohoritma gezimi. Vetem dikush preferoi qe te heshtte. Ai ishte vete fituesi. Me nje fytyre serioze ne maksimum sikur ne ate moment te ishte bere i ndergjegjshem per peshen e madhe qe sapo i kishte rene mbi supe lideri i ri i laburisteve trashegimtari i Toni Bler-it dhe Gordon Braun-it u drejtuar nga Sadiq Khan menaxheri i fushates se tij zgjedhore dhe i mermeriti Zoti im cfare i bera David-it duke aluduar per te vellane David Miliband i cili ishte ne kete gare per kreun e partise dhe gjithashtu rivali i tij i madh. David-in sapo e kishte mundur ne kete gare shume te rendesishme per jeten dhe karrieren e te dyve. Ishte nje fitore qe vetem pak jave me pare dukej e pamundur. Khan i dha doren Ed-it duke e uruar dhe duke i permendur Po ke fituar ti dhe te takon qe ta gezosh fitoren. Por me i riu nje nder vellezerit Miliband Ed i rrethuar nga dritat e aparateve fotografike dhe ovacionet qe nuk reshtnin nuk kishte deshire qe te festonte.

Shtate vjet te shkuara doreheqja e Braun-it ndaj Bleri-t per ti marre postin eshte komentuar nga analistet dhe gazetaret e kohes si nje nga betejat e brendshme me me tension dhe me dramatike te ndodhura ndonjehere ne gjirin e Partise Laburiste. Madje nje beteje e denje per tragjedite e Shekspirit. Ndersa ne rastin e vellezerve te gjithe ishin dhe jane kurioze per vazhdimin e ngjarjeve.

Dhe notat shekspiriane nuk mungojne as ne kete perballje mes vellezerish madje mund te jene edhe me te thella dhe me tragjike nga sa mund te mendohet. Sepse behet fjale per nje post jashtezakonisht te rendesishem ate te Kryeministrit te ardhshem te vendit. Ne muajin maj pas zgjedhjeve te humbura ndersa laburistet nisen fushaten zgjedhore per emerimin e liderit te ri te partise David konsiderohej si favoriti kryesor per te marre kreun e partise dhe kjo jo vetem nga anetaret e saj por edhe nga sondazhet bastexhinjte dhe media. Ne fund te fundit qe prej tre vitesh kishte qene ne nje nga postet me te rendesishem te qeverise laburiste te Bler-it dhe me pas Braun-it ne ate te ministrit te Jashtem dhe shpesh konsiderohej edhe si trashegimtari i Braun-it madje edhe pa perfunduar ai mandatin. Shume here rryma te ndryshme brenda partise e kishin ftuar qe ta sfidonte Braun-in duke e shtyre te dorehiqej per te ndryshuar frymen ne parti para zgjedhjeve te pergjithshme te mbajtura majin e kaluar dhe te fituara nga konservatoret e Kameron-it. David konsiderohej trashegimtari i shenjuar i laburisteve madje shume me hershem se vete Braun. Qe ne kohen e Bler-it ai shihej si e ardhmja e partise. Por ai eshte pare si lider madje shume me pare se te hynte ne politike qe ne bankat e shkolles kur shoket i kishin vene nofken Kryeministri. Dhe pastaj David femija i pare i prinderve te tij ishte edhe 4 vjet me i madhe se Ed dhe pavaresisht se arsimin te dy e kane pasur te njejte ate te shkollave me te mira britanike David ishte ai i paracaktuari per tu bere i madh. Ai ishte perjetesisht djali i pare i klases ne cdo shkolle ku ka shkuar. Ishte truri. Dhe truri ka qene edhe nofka e dyte e David-it. Ja perse kjo humbje e tij e paparashikuar dhe e befte dhe per me teper nje humbje qe ka nxjerre te fituar vellain e vogel te trurit eshte per David dhe mbeshtetesit e tij nje goditje e forte. Kishte nje jete te tere qe ishte ne pritje te te berit Kryeminister i vendit rrefen nje mik i David-it brenda Partise Laburiste. Tani ndihet i shkaterruar dhe i derrmuar por nuk e shfaq nje gje te tille duke e marre me shume sportivitet duke qeshur dhe uruar vellain e vogel dhe duke i dhene mbeshtetje te plote te pakten publikisht vazhdon miku i David. Por ajo qe nuk e mban fare veten dhe nuk merret me dukjen por e shfaq hapur hidherimin dhe zhgenjimin eshte bashkeshortja e David Luisa violinistja londineze. Ndersa Sekretari i Pergjithshem i laburisteve uronte

perzemersisht Ed-in per detyren e re Luisa u degjua ti shpetonte nga goja fjala tradhtar dhe kjo e ben te qarte faktin e paqartesise se perfshirjes se David ne kabinetin hije te te vellait. Madje nuk eshte i qarte edhe vete fakti i vazhdimit te qendrimit te tij ne politiken britanike. Nje vit me pare ishte kandidat per postin e ministrit te Jashtem te Bashkimit Europian por u terhoq shpejt nga nje ide e tille sepse dukej qe kishte ambicie per te tjera gjera me te medha. Ndersa sot qe nuk e arriti arritjen e madhe ne shtepi duket se do te jepte gjithcka qe ti kthehej koha pas.

Gjerat nuk duhet qe te kishin perfunduar keshtu. Planet ishin ndryshe. David do te behej Kryeminister dhe vellai i tij i vogel Ed do ta kishte ndihmuar ne perpjekjen e tij ashtu sic ndodhi me vellezerit Kenedy John dhe Robert ku vellai i vogel e vuri veten dhe karrieren e tij ne sherbim te vellait te madh. Jo vetem David por edhe Ed kur ishte i ri kishte nje nofke djali i mire. Dhe nje djale i mire nuk mund tia lejoje vetes qe te beje disa veprime ne jeten e tij si per shembull ai i konkurrimit te te vellait duke i marre atij trofeun per te cilin ishte pergatitur tere jeten. Ed dhe David nuk ishin vetem vellezer ishin miq dhe miq per koke. Jetojne ne te njejten lagje londineze ne te cilen jetojne edhe shume intelektuale dhe artiste te pasur te kryeqytetit britanik. Kalonin bashke mbremjet fundjavat dhe pushimet. Dhe nje rrugetim te tille te perbashket kane bere edhe ne politike. David ishte pjese e stafit te Bler dhe Ed e stafit te pasardhesit te tij Braun. Me pas te dy ishin deputete dhe ministra kabineti David ne Ministrine e Jashtme dhe Ed ne Ministrine e Energjetikes. Por David ishte gjithmone nje hap me perpara dhe Ed nje hap me pas. Te gjithe e dinin se do te ishte David ai qe do te kandidonte per lidershipin e partise me ikjen e Braun-it. Te paket ishin ata qe mendonin se Ed do te behej pjese e listes ne momentin e fundit. Hyrja e tij ne gare ishte jo vetem e parashikuar por edhe e papritura e pare per vellain dhe mbeshtetesit e tij. Dhe mund te konsiderohet edhe si pasoje e te cares se pare ne miqesine e tyre. Bashkepunetoret e David gjithsesi nuk mendonin se perfshirja e Ed do te ishte e rendesise dhe permasave te tilla sa te rrenonte teresisht vellain ne garen finale. Madje ndermarrja e Ed u prit ne disa qarqe ose si nje loje e David per te shmangur konkurrentet e tjere ose si nje ambicie e marre dhe e pabazuar e nje vellai qe kishte nisur te kerkonte te sfidonte vellain e madh. Por nder gjithe te befasuarit njera syresh nuk u befasua aspak per zgjedhjen dhe vendimin e Ed e ema e tij. Djali im ka vepruar drejt ka deklaruar zonja Miliband ne te vetmin prononcim qe dha per mediat. Dhe ne privatesi mes njerezve te paket te te cilet mund te hapej ka rrefyer se ishte tifoze e djalit te saj te vogel. Sepse mes te dy vellezerve ai ishte me majtas. Ed dhe David i perkasin nje familjeje pak te zakonshme. Ata vijne nga nje familje hebrenjsh polake qe erdhen ne Britanine e Madhe ne vitin lsquo40 te shekullit te kaluar pasi iu shmangen me shume veshtiresi Holokaustit nazist. Gjyshi i Miliband-ve qe ishte luftetar i Ushtrise se Kuqe sovjetike eshte varrosur ne varrezen londineze te Highgate prane varrit te Karl Marks-it. Babai i djemve Ralf ka qene nje nga historianet me te famshem britanike te marksizmit dhe nje komunist nga ata ortodokset revolucionare deri ne diten e fundit te jetes ne vitin 1994. Edhe Marion mamaja eshte hebreje me origjine polake akademike dhe komuniste e bindur. Femijet e tyre cifti i rriti duke u dhene bashke me buken edhe politiken. Por ka mundesi qe te kene pare te djali i dyte i cili ishte shume me i terhequr se David ato dhunti qe i kane munguar te madhit. David mendonte dhe enderronte qe te ishte Kryeministri i Britanise qe kur ishte fare i vogel ndersa Ed luante me kitare dhe bridhte duke shijuar vitet e rinise. Nderkohe e shihte vellain e madh me admirim dhe respekt dhe e ndiqte si te ishte modeli me i mire ne bote. Kjo zgjati deri diten kur ndoshta dikush i ka peshperitur ne vesh Ti je me i miri nder te dy dhe nuk eshte e sigurt por ka mundesi qe nje gje te tille ndoshta ne nje tjeter kontekst dhe ton tia kete thene edhe e ema.

Ed eshte ne prag te atesise per here te dyte. Jane femije qe i ka sjelle ne jete me gruan me te cilen bashkejeton. Ka shume zera qe mendojne se tani me ne fund ai do te vere kurore me avokaten qe ka studiuar ne Kembrixh duke qene se eshte lideri i pare i konservatoreve qe nuk eshte martuar por bashkejeton me nenen e femijeve te tij. Madje edhe djalit te tij te pare ende nuk i ka dhene mbiemrin e tij. Edhe ne kete drejtim ai mbetet nje anti-konformist. Mbetet teper i ndryshem teper i majte teper djale i mire dhe teper i embel. Keto ishin pak a shume fjalet qe thoshin skeptiket per te para se te zgjidhej lideri i Partise Konservatore britanike. Ka shume te ngjare qe keshtu te kete menduar edhe vellai i tij David. Sipas nje gazetareje jo gjithmone femijet e pare garantojne edhe marrjen e pushtetit ne nje familje. Sigurisht qe kjo eshte e vertete dhe pse jo e drejte por gjithsesi Ed nuk mundi qe ne oren e suksesit te tij suprem ne vend qe te gezonte me te drejte te bente pyetjen Zot i madh cfare i bera vellait.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›