E Shtunë, 31 Tetor 2026

TJETER VIT I HUMBUR

Ishte mbremje e majit 2010 ne nje qytet te SHBA. Zhvillohej ceremonia e lamtumires per nje grup gjykatesish dhe pedagogesh te drejtesise nga Republika Popullore e Kines. Pas disa javesh pune dhe pervoje ne nje program shkembimesh gjyqesore me koleget e tyre amerikane te gjithe bejne fotografi trokasin gota shkembejne dhurata e mbajne fjalime ku theksohet miqesia dhe vlerat e perbashketa midis popujve dhe shpirti i bashkepunimit midis kolegeve te se njejtes fushe etj. Ngjarja ishte larg Shqiperise por ne te vertete i perngjante skenave te viteve 1960-lsquo70 ose viteve te arta te marredhenieve shqiptaro-kineze. Zhvendosemi ne Bruksel. Data eshte 16 shtator 2010. Pas nje takimi te rendesishem ne BE Kryeministri grek Papandreu njofton thate se muajin e ardhshem do te vizitoje Athinen kryeministri kinez Wen Jiabao. Pas dhjete ditesh vizita u konfirmua nga zedhenesi i Ministrise se Jashtme kineze Jiang Yu. Sipas tij Kryeministri kinez ne tetor do te vizitoje Greqine Belgjiken Italine dhe Turqine i ftuar nga kryeministrat perkates si dhe do te kryesoje takimin e nivelit te larte Kine-BE. Qeverite e vendeve fqinje punojne me sukses per kultivimin e marredhenieve me R. P. te Kines. Interesi kombetar pragmatizmi pavaresia si dhe perkulshmeria jane vec disa prej tipareve themelore te politikes se jashtme greke. E ankoruar fort ne NATO dhe BE Greqia mban marredhenie te ngushta partneriteti me SHBA-ne dhe me te gjithe anetaret e BE-se. Mirepo kjo nuk e pengon ate te kete marredhenie tejet te ngrohta politike ekonomike e tregtare me Rusine Kinen vendet arabe Indine etj. Vizita e z. Wen Jiabao eshte e dyta e nivelit me te larte ne Greqi vitet e fundit. Ne nentor te 2008-s Greqine e pat vizituar vete Presidenti Hu Jintao. Po ashtu nje delegacion i nivelit te larte i kryesuar nga zv.kryeministri Zhang Dejiang nenshkroi qershorin e kaluar 14 marreveshje ekonomike me Greqine kryesisht ne transportin detar hoteleri telekomunikacione etj. Edhe Serbia punon fort per marredhenie te frytshme me Kinen. Kater shtyllat e politikes se jashtme te Serbise jane Brukseli Moska Pekini dhe Uashingtoni deklaroi ministri Jeremic ne konferencen dyditore te ambasadoreve me 3 janar 2010 ne Beograd ku ndodhej i pranishem edhe vete z. Papandreu. Madje marredheniet Serbi-Kine ai do ti cilesonte si te partneritetit strategjik. Ndryshe nga fqinjet marredheniet shqiptaro-kineze jane ne gjendje apatie. Ato vjet shenuan pervjetorin e gjashtedhjete dhe pritej me te drejte nje hop i mirefillte cilesor dhe sasior ne mbare spektrin e tyre. Me ate rast Kryeministri shqiptar kreu nje vizite mbreselenese ne R.P. te Kines ku nenshkroi nje deklarate te rendesishme dypaleshe. Zv.kryeministri Zhang Dejiang vizitoi Tiranen ne nentor 2009. Dhe kaq. Deklarata historike Berisha-Wen Jiabao e 21 prillit 2009 theksonte nder te tjera nevojen per bashkepunim perparesor ne te gjitha fushat per balancimin e shkembimeve tregtare per rivenien ne levizje te Komitetit te Perbashket te Bashkepunimit Ekonomik e Tregtar si dhe faktin se qeveria kineze mirepret hyrjen ne tregun kinez te produkteve shqiptare. Kaloi nje vit. E vetmja vizite per tu permendur eshte ajo e nje drejtori te Drejtorise Konsullore shqiptare ne Pekin me 17 maj 2010 per konsultime dypaleshe konsullore si edhe e nje zyrtari te larte te PK te Kines para dy muajsh ne Tirane. As per faj te pales kineze dhe as asaj greke kontratat qe duhet te kishte nenshkruar ne Tirane zv.kryeministri Zhang i mbylli ne Athine gjashte muaj me pas. Nderkohe bota ecen perpara. Para disa muajsh R. P. e Kines kaperceu Japonine dhe tashme eshte fuqia e dyte ekonomike ne bote pas SHBA-se. Po shqiptaret cfare presin Eumlshte per tu habitur kjo humbje kohe e diplomacise shqiptare ne marredheniet me Kinen. Mosmbledhja e Komitetit te Perbashket te Bashkepunimit Ekonomik e Tregtar eshte krejt e pajustifikueshme. Transporti infrastruktura telekomunikacioni bankat e financat teknologjia e larte a e gjelber shkenca arsimi kultura artet sporti bujqesia industria e montimit ajo ushqimore mjedisi turizmi etj. jane vetem disa nga fushat e bashkepunimit dypalesh per zhvillimin e vendit. Zhvillimi i shpejte dhe modern i Shqiperise me ndihmen e R.P. te Kines do te rriste dinjitetin dhe mireqenien e mbare popullit shqiptar do te hapte dhjetera mijera vendeve pune do te rriste cilesine dhe konkurrueshmerine e mallrave e sherbimeve shqiptare ne tregjet BE-se etj. Ndryshe nga sot Shqiperia nuk do te trokiste si lypsare ne portat e BE-se. Sikunder Zvicra Islanda apo Norvegjia ajo do te kthehej ne vend terheqes te cilit BE-ja nuk do te mund tia vononte integrimin. Ka nje mendim se marredheniet Shqiperi-Kine frenohen per arsye te interesave amerikane ne rajon. Ky mendim eshte krejt absurd. Se pari pavaresisht nga mosmarreveshjet per vleften e juanit SHBA dhe Kina kane midis tyre raporte partneriteti strategjik thuajse ne te gjitha fushat dhe nuk ka kurrfare arsye qe tregu i paperfillshem shqiptar prej kater milione konsumatoresh te shkaktoje xhelozi nderkohe qe ekonomite e SHBA-se dhe Kines jane aq te lidhura dhe integruara. Madje sipas gazetes The Wall Street Journal vete Pentagoni po nis bisedimet me autoritetet kineze per te rindertuar lidhjet ushtarake dypaleshe me qellim uljen e tensioneve rajonale WSJ 27 shtator 2010. Kujtojme ketu nje shkrim tjeter te titulluar Shqiperia shteti i 51-te i Unionit Amerikan ku e njejta gazete permendte perpjekjen e viteve 1990 per ta shpallur Shqiperine si shtetin e 51-te te SHBA-se WSJ 17-18 prill 2010 f. W2. Ironia qendron ne faktin se nese vertet vendi do te ishte pjese e Unionit te SHBA atehere raportet me R.P. te Kines do te ishin shume here me te mira se sa sothellip Thuhet nga ana tjeter se marredheniet me R.P. te Kines paria e Tiranes i kushtezon nga qendrimi kinez ndaj Kosoves. Sipas shtypit drejtues shqiptare e ngrene vazhdimisht ceshtjen e njohjes se Kosoves ne takimet me perfaqesues te larte kineze dhe mire bejne. Mirepo edhe ky shpjegim nuk pi uje. Sepse nuk eshte logjike te deklarohet se marredheniet me Serbine apo Greqine nuk cenohen nga qendrimi i tyre ndaj Kosoves kurse ato me R.P te Kines te mbahen te ngrira per te njejtin shkak. Karshilleku nuk ka vend ne diplomaci. Atehere mbeten dy gjera ose lobi greko-serb ne Tirane punon me sukses dhe fort per bllokimin e marredhenieve shqiptaro-kineze dhe kthimin e vendit ne aneks ekonomik-tregtar te tyre cka duket pak konspirative ose Ambasada Shqiptare ne Pekin nuk punon si duhet dhe ka rene ne gjume te gjate po aq sa Muri i Madh Kinezhellip Permendim se ndertesa e Ambasades Shqiptare ne Pekin eshte nder investimet me te rendesishme dhe largpamese te shtetit shqiptar ne R.P. te Kines. Serioze dhe madheshtore ajo gjendet ne nje prej zonave me te shtrenjta te Pekinit fare prane Ambasades se SHBA. E pra disa funksionare te pa orientuar shqiptare deshen para disa vitesh ta nxirrnin ne shitje cka u bllokua me te drejte nga kryeministri i kohes. Nderkohe thuhet se biznesmene serioze kineze qe vizitojne Shqiperine mbahen per ore te tera ne Rinas pa ndonje arsye bindese. Me thoshte nje syresh para ca kohe ne Tirane Ne he per he nuk e njohim Kosoven por autoritetet kosovare na lejojne ta vizitojme lirshem dhe pa viza vendin e tyre dhe nuk na hapin kurrfare telashi ne kufi. Po ashtu edhe Mali i Zi. Kurse me Shqiperine mike na duhet vizehellip. Edhe vendet afrikane ia kane kaluar Shqiperise ne raportet e tyre me R.P. te Kines. Para disa ditesh Gana nenshkroi me Kinen disa marreveshje investimesh deri ne 15 miliarde dollare ku perfshihet nje hua koncesionare per projekte infrastrukture prej 10 miliarde dollaresh me Banken Kineze te Eksport-Importit si dhe nje marreveshje tjeter prej 3 miliarde dollaresh me Banken Kineze te Zhvillimit. Keto banka kane dege ne Johanesburg e Kajro. Sipas autoriteteve ganeze ripagimi i huave nuk do te behet nga buxheti por do te mbulohet nga eksportet ganeze ne Kine. WSJ 24 shtator 2010. Lexuesi mund ti krahasoje vete keto kushte te leverdisshme kreditimi me ato qe shqiptaret shtrengohen te marrin nga banka gjermane KWF apo nga Banka Europiane e Investimeve sa per te permendur vetem dy. Ka ardhur koha qe hopi i mirefillte cilesor ne marredheniet Shqiperi-Kine te materializohet pa humbur kohe perndryshe vendi do te ngelet ne bisht te Afrikes e te fqinjeve. Rigjallerimi i Komitetit te Perbashket vizitat ne nivelet me te larta hapja e konsullates ne Shangai celja e nje programi te gjere bashkepunimi e investimesh perfshire Fondin e Zhvillimit Shqiptaro-Kinez hapja e degeve te bankave kineze ne vend linja ajrore Pekin-Tirane modernizimi i Portit te Shengjinit ndertimi i Korridorit VIII Egnatia modernizimi i rrjetit hekurudhor hyrja ne tregun gjigant kinez te produkteve shqiptare bashkepunimi ne fushen juridike e gjyqesore etj. jane vetem disa prioritete krejtesisht te mundshme. Apatia dhe plogeshtia e verejtur deri tani ne marredheniet Shqiperi-Kine duhet te marre fund ne te mire te te dy popujve dhe vendeve miq dhe ne perputhje te plote me objektivat strategjike afatgjata te shtetit shqiptar.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›