E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diter Hënes “Xhemalji, të presim te Herta e Berlinit”

Nga Aurel Vrenozi

Diter Hënes, manaxheri i Hertës së Berlinit udhëtoi të shtunën në Zyrih për të ndjekur ndeshjen FC Zurih-Sion (2-1) por dhe me qëllimin për të marrë miratimin e talentit shqiptar nga Maqedonia, 20-vjecarin Blerim Xhemajli (datëlindja 1986, 179 cm, 73 kg). Kontrata e kapitenit të Zyrih përfundon verën e ardhshëm dhe menaxheri gjerman dëshiron ta sjellë në Gjermanin nën urdhërat e trajnerit Fanko Goetz, lojtarin e Kombëtares zviceriane ( Xhemaili ka luajtur 3 ndeshje për fanellën e kuqe). "Pashë shumë lojtarë të mirë nga të dyja formacionet", u shpreh Hënes për mediat, ndërkohë që në një ambient më konfidencial përmendi emrin e Blerim Xhemajlit. Klubi zvicerian, menjëherë ka përgatitur një kontratë përtëritje për Xhemajlit që përfundon në vitin 2009, duke patur kështu mundësi përfitimi financiar nga blerja e lojtarit shqiptar. Xhemaijli luan që nga viti 2003 për Zurih dhe është shndërruar në një nga lojtarët më të rendësishëm të skuadrës që kryeson kampionatin zvicerian.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›