E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakult, i "çmendur" pas Hamdi Salihit

Nga Dash Frashëri
Trajneri i Rapidit të Vienës, skuadrës që po kalon një sezon shumë të veshtire në kampionatin austriak, Peter Pakult, do të vizitojë të dielën e adhshme kryeqytetin shqiptar me synimin e vetëm për të parë në aksion edhe njëherë sulmuesin e Tiranës, Hamdi Salihi, ku kësaj rradhe "lupa" e austriakut do të jetë 100 përiqnd e fokusuar mbi golashënuesin më të mirë të sesonit 2005-2006. Tirana do të luajë të dielën me rivalin kryeqyetas, Partizanin dhe Paklult është i mirëinformuar për kalendarin shqiptar, aq më tepër kur në ballafaqimin e fazës së parë midis dy ekipeve më të mëdha shqiptare, Salihi ka shënuar dy golat e fitores së bardhebluve. Bomberi shqiptar është rekomanduar nga vetë trajneri i Kombëtares kuqezi, kroati Oto Baric, që dikur ka qenë edhe trajneri i Rapidit. Lajmi bëhet i ditur nga siti i internetit sport1.at, që i referohet një interviste të dhënë nga Pakult në gazetën austriake "Kurrier". "Ai është një sulmues që shënon me lehtësi. Ai ka një nuhatje të rrallë për të realizuar gola", - është shprehur trajneri i Rapidit për "mbretin" shqiptar të golave në të përditshmen Kurier. Hamdi Salihi është një nga objektivat e klubit më të madh të Austrisë, Rapidit të Vienës. Sulmuesi i Tiranës dhe i përfaqësueses shqiptare është vëzhguar edhe në ndeshjen Tirana-Elbasani nga trajneri i Rapidit, Peter Pakult dhe menaxheri i klubit Stefan Ebner, të cilët kanë qenë të pranishëm në stadiumin "Qemal Stafa". Salihi shënoi gol në këtë ndeshje që përfundoi 2-0.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›