Kapllani, sot kryendeshja me Fraiburg

Karlsruhe dhe sulmuesi shqiptar i saj, Edmond Kapllani do të kenë shansin më të mirë që të rikuperojnë pikët e lëna në "shtëpi" javën e kaluar ndaj Aues së Skerdi Currit. Kështu, të hënën, skuadra e "Edi" Beker do të përballet në transfertë me një kundërshtar shumë të fortë, si Fraiburg. Kështu, fakti që rivalja direkt, Hansa Rostok,(e cila ndodhet katër pikë sipër Karlsruhes) barazoi dje i ka dhënë shumë shpresa skuadrës së Kapllanit që të mos i ndahet kreut të renditjes. Ndërkohë, sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, do të luajë si gjithmonë, që nga minuta e parë, duke shpresuar të shënojë një tjetër gol, cka do ta conte në nëntë numrin e rrjetave të prekura deri tani. Ndërkohë, përsa i përket ndeshjeve të luajtura dje, në Bundesligën 2, Braunshvaig i Bekim Kastratit ka barazuar, 0 0 në transfertë me Augsburg, edhe pse sulmuesi shqiptar nuk ka qenë as në stol. Po kështu, edhe Paderborni i Mehmet Dragushës ka barazuar në transfertë, 1 1 me Djuisburg, teksa mesfushori kosovar nuk është aktivizuar, edhe pse ka qenë prezent në pankinë.
Burimi:![]()
Burimi: