Myrtaj, “skafisti” rishfaqet me gol

Sulmuesi vlonjat Florjan Myrtaj më në fund shënon. Edhe pse shumëkush ndoshta ia kishte harruar emrin, parë faktin që është bërë një kohë e gjatë që ai nuk figuron më në asnjë grumbullim të kombëtares kuqezi, "dopieta" e djeshme e shqiptarit në Serinë C1/b italiane e ka risjellë në kujtesë sërish emrin e tij. Ka ndodhur në ndeshjen ndërmjet Teramos (skuadrës ku ai aktivizohet në këtë sezon) dhe Kavezes, kur "skafisti" (emër i marrë ky që kur luante me Hellas Veronën) ka shënuar plot dy gola, duke i dhënë fitoren 2 1 skuadrës së tij. Një rrjetë në minutën e 24 të, që ka shënuar avantazhin e "zotërve të shtëpisë" dhe një penallti e fituar dhe ekzekutuar nga vetë vlonjati (që ka shënuar golin e 2 1 shit) ka rikthyer vëmendjen edhe njëherë nga ish sulmuesi i përfaqësueses, i cili ndoshta një gjë të tillë e ka bërë qoftë edhe për "mall", si për të treguar se është ende një futbollist. Ndërkohë, pas kësaj fitoreje, Teramo renditet në vend të 9 të, me 21 pikë.
Duke kaluar në Serinë A, një pikë shumë të vlefshme në transfertë ka arritur të marrë edhe Siena e Erjon Bogdanit, ndaj Sampdorias, në një sfidë të përfunduar në barazim, 0 0. Sulmuesi i përfaqësueses kuqezi ka luajtur për 90 minuta, duke u ndëshkuar edhe me një karton të verdhë.
Burimi: