Mberrijne ne Shqiperi Merkator dhe InterSport
Mberrin ne Shqiperi kompania e njohur sllovene Mercator e cila se bashku me InterSport, kane zene hapesira te konsiderueshme ne qendren me te re tregtare City Park qe pritet te hapet mesditen e 19 dhjetorit ne autostraden Tirane-Durres. Ne nje konference per shtyp te mbajtur dje drejtuesit e kompanise qe vjen dhe si investimi me i ri slloven ne Shqiperi, kane treguar planet e tyre per Shqiperine. Te pranishem ishin Kryetari i Bordit te Menaxhimit Ziga Debeljak, Drejtori Ekzekutiv i Mercator per Shqiperine Marko Gvardjancic dhe pergjegjesja e Marketingut, Iris Bakllamaja. Ata thane se hipermaketi do te ofroje mbi 15.000 produkte ushqimore dhe jo ushqimore te vendosura ne nje zone te marre me qira prej 4.500 m2. Kjo njesi tregtare eshte ndertuar ne me pak se 6 muaj dhe investimi i kompanise tejkalon mbi 6 milione euro, per te dy marketet, Mercator & Intersport. Mercator eshte gjithashtu dhe mbajtesi ekskluziv i licences per zinxhirin e madh global te produkteve sportive, Intersport, qe nga viti 1999. Ajo operon me 77 dyqane ne 6 tregje dhe tani hapet per here te pare ne Shqiperi. Me mbi 1000 m2, zone kjo qe do te sjelle per konsumatorin shqiptar disa prej markave me te njohura te botes globale te mallrave sportive. Mercator ka nje politike dhe virtyt, ku pervec produkteve sllovene, ajo do te kontraktoje furnizuesit lokale', - tha Gvardjancic. Ai siguroi se Merkator do te marre pjese ne formatimin e produkteve me cilesi te larte, duke mundesuar ne rritjen e standardeve te prodhimeve dhe unifikimin e tyre ne nivele evropiane. Te pakten 50% e produkteve qe tregtohen ne Mercator do te dalin nga furnizuesit vendore. Ne saje te kushteve te favorshme klimaterike te Shqiperise, lejon nje rritje te produkteve me te shijshme ne te gjithe Ballkanin. Gjithashtu eshte e mundur qe me rritjen e Mercator, do te eksportohen produktet shqiptare ne dyqanet e Mercator ne tregje te tjera te Evropes.
Mercator eshte nje nga kompanite me te medha te shitjes me pakice ne Evropen Juglindore, me nje investim grupi prej 300 milione eurosh ne vitin 2008 dhe 159 euro gjate vitit ne vazhdim dhe me mbi 1 milion metra katrore zone shitjeje te kombinuar.
Ajo eshte kompania me e madhe sllovene, qe puneson mbi 21 mije njerez ne shtate shtete. Ne fund te vitit qe po mbyllet, Mercator do te kete 1483 pika shitjeje, ne pronesi dhe te marra me qera ne tregje dhe ka arritur rreth 2.66 miliarde euro shitje neto ne vitin 2009. Perfaqesuesit e kompanise thane se Mercator ka nje plan afatgjate dhe ambicioz per te investuar ne tregun shqiptar. Hipermarketi i pare Mercator ne Shqiperi, me nje hapesire prej 4500 m2 pret konsumatoret ne ambientet e City Park. Atje jane punesuar 130 persona dhe sic theksoi z. Gvardjancic, ai eshte i vetmi slloven qe gjendet mes stafit shqiptar te Mercator Albania.