E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatimoret aksione ne lojerat e fatit, bllokohen 250 makina

Per shkak te evazionit te larte fiskal, biznesi i lojerave te fatit eshte kohet e fundit ne nje inspektim te rrepte nga ana e administrates tatimore. Vetem brenda 20 diteve jane sekuestruar rreth 250 makina te parregullta, shprehet per mediat shefi i sekuestrimit te lojerave te fatit Viron Bezhani. Sipas tij gjate aksionit do realizohen kontrolle te shumta duke sekuestruar cdo kazino te paligjshme dhe te pacertifikuar, vazhdoi ai. Edhe pse shpesh kemi hasur ne veshtiresi, shprehet Bezhani ne do te vazhdojme te zbatojme ligjin duke sekuestruar cdo gje te paligjshme. Madje nese do te hasim ne shkelje te renda do te shkohet deri ne procedime penale. Pak kohe me pare kuvendi ka miratuar projekt ligjin e qeverise per liberalizimin e licencave per kete lloj biznesi. Projektligji parashikon edhe ndryshime te tjera. Nje prej tyre eshte moslejimi per te marre pjese ne lojera fati te personave nen 18 vjec dhe atyre qe shkaktojne probleme ne familje. Ligji parashikon edhe disa ndryshime ne barren fiskale per kete lloj aktiviteti. Keshtu taksa mbi bastet sportive ulet nga 10 ne 5% te qarkullimit te parave nderkohe qe jane vendosur kufij te poshtem ne baze te se cilit nuk mund te paguhen me pak taksa. Ulje me 30% peson edhe tarifa fikse per cdo pike basti. Ligji parashikon qe se paku 50% e xhiros duhet te jepet si fitim per lojtaret, nderkohe qe nje pjese e gjobave per te gjitha kategorite jane rishikuar me tendence ulje. Ne draftin qe pritet te kaloje se shpejti per miratim ne parlament parashikohet nje rritje e kompetencave per Agjencine e Kontrollit te lojerave te fatit, me qellim mbikeqyrjen me intensive te ketij biznesi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›