Mediu: Te ndalohet peshkimi i paligjshem
Asnje rrjete nuk duhet te hidhet ne liqen pa leje, nderkohe qe duhet te kete kontrolle te forta. Ky ka qene apeli qe u ka bere Ministri i Mjedisit, strukturave vendore te Pogradecit gjate takimi te organizuar ne Oher, me homologun maqedonas Nexhati Jakupi. Ky takim i organizuar ne Oher, e me pas ne Pogradec, pati si qellim hedhjen e rasatit ne Liqenin e Pogradecit, me qellim shumimin e koranit dhe ruajtjes se tij. Nje pike e rendesishme e diskutimit ishte certifikimi i mjeteve te peshkimit, ne menyre qe asnje mjet peshkimi apo rrjete, te mos futet ne liqen pa miratimin e organeve kompetente. Mediu u shpreh i bindur per nje fushate te gjere per ndalimin e peshkimit te paligjshem. "Liqeni i Ohrit eshte nje nga pikat kyce tek e cila ne duhet te fokusohemi e te ngreme strukturat per te mbrojtur gjallesat e jeten e kesaj bukurie, qe na ka falur natyra" nenvizoi Mediu. Sipas tij, studimet ne kete liqen kane arritur ne perfundimin se, ngrohja globale po kercenon edhe Ohrin, ndaj duhen marre masa emergjente per te pasur cdo situate nen kontroll. Rishikimi i nje strukture qe merren me menaxhimin e ujerave dhe peshkimit, ishte nje tjeter ndalese e diskutimit te dy ministrave.
Tirane/ Pacientja prej 6 ditesh e shtruar ne Spitalin Infektiv ne gjendje te rende, u trajtua me tamiflu
Tirane/ Pacientja prej 6 ditesh e shtruar ne Spitalin Infektiv ne gjendje te rende, u trajtua me tamiflu