Ditët e Janis Ricosit
Më 2,3 dhe 4 dhjetor organizohen në Tiranë disa aktivitete me rastin e 100-vjetorit të lindjes së poetit grek Janis Ricos, një autor që njihet gjerësisht nga lexuesi shqiptar. Sot, ora 18.00 në teatrin e Qendrës Kulturore të Ushtrisë mbahet takimi "Poeti Janis Ricos". Nesër, në të njëjtën orë, në sallën Black Box të Akademisë së Arteve do të ketë një pikëvështrim tjetër të krijimtarisë së poetit me temën "Ricosi pamor".
Më 4 dhjetor, ora 19.00, në Teatrin e Operës dhe Baletit është "Ricosi në muzikë". Do të ketë interpretim të këngëve popullore "Epitafios" nga Orkestra Simfonike dhe Kori i Teatrit të Operës dhe Baletit.
Aktivitetet organizohen nga Ambasada e Greqisë në Tiranë dhe Fondacioni Grek i Kulturës.