Vodhi dy studentë me fall, prangoset mashtruesja rome
Shqiponja Rakipi, 40 vjeçe nga Elbasani, u prangos pasi u kap nga një prej të mashtruarve sapo kishte marrë 700 mijë lekë
TIRANE- "Kur e pashë në derë mendova të shikoja se si do të më ecte fati dhe mendova se do t'i jepja dy mijë lekë të vjetra e kaq do ishte gjithçka. Por kur unë ktheva shpinën ajo i kishte marrë sime motre 70 mijë lekë të reja, ndërsa unë nuk arrija ta besoja".
Andi Kote, një student nga Fieri, vërtetë nuk ka arritur ta besojë, të motrën që i tha dje në mëngjes se fallxhorja me ngjyrë nga Elbasani, i kishte marrë asaj plot 700 mijë lekë që ata i mbanin në shtëpi për të paguar qeranë e apartamentit pranë Medresësë në rrugën e Dibrës dhe për shpenzime të tjera që iu duheshin atyre.
Si ka dëgjuar rrëfimin e të motrës për vjedhjen e fallxhores rome që ai vetë e kishte futur në banesë, i xhindosur studenti ka dalë me shpejtësi nga banesa duke mundur të kapte gruan mashtruese ende pa u larguar nga pallati ku banonte. Menjëherë ai ka bllokuar mashtruesen duke kërkuar më pas ndihmën e policisë, e cila i ka vënë prangat fallxhores së rreme me akuzën e vjedhjes nëpërmjet mashtrimit.
Oficerët e policisë kanë sekuestruar shumën e konsiderushme të parave gruas në cilësinë e provës materiale ndërsa asaj i është komunikuar arrestimi në flagrancë. Ngjarja ndodhi dje paradite, kur Shqiponja Rakipi, 40 vjeçe, nga Elbasani, ka trokitur në banesën e studentit Andi Kotes, të marrë me qera pranë Medresesë në rrugën e Dibrës ku edhe jetonte me familjen.
Si ka kërkuar diçka si ndihmë, gruaja nga Elbasani, i ka ofruar familjes së studentit një fall, në këmbim të dy mijë lekëve të vjetra. "Nuk e mendova shumë dhe thashë ta provoj ta shikoj një herë fatin,- mësohet t'iu ketë pohuar 20- vjeçari Fierak, hetuesve.
Më tej ai ka treguar: më kërkoi dy mijë lekë të vjetra dhe nuk e mendova gjatë. Motra ime mori paratë nga sirtari, ku ishte tufa e madhe me rreth 700 mijë të tjera dhe i dhashë dy mijë lekëshin. Mori disa fije peri dhe disa shkopa dhe nisi t'i ngatërronte si përfundoi unë dola në dhomë tjetër ndërsa ajo vazhdoi me motrën".
Më tej studenti iu ka treguar policëve se kur ishte kthyer e kishte parë motrën të shastisur ndërsa i kishte treguar ç'kishte ndodhur.
Pas pak sekondash, 20- vjeçari nga Fieri, ka mundur të kapë mashtruesen e cila ende po kërkonte të tjerë që donin të shihnin fallin.
Pas ndalimit të saj në komisariatin e policisë nr.4, është paraqitur një tjetër studente nga Fieri, banuese me qera në rrugën "4 Dëshmorët" e vjedhur dy ditë më parë, po nga fallxhorja elbasanllie.
"Unë kisha lënë derën hapur pashë këtë gruan që ishte tek dera dhe më pyeti, nëse banonte aty një person. I thashë jo dhe mbylla derën,- ka pohuar studentje e Infermierisë Sonila. A, që vazhdon fakultetin për një master dy vjeçar.
Kallëzimi i saj është administruar gjithashtu nga hetuesit, ndërsa fallxhorja nga Elbasani dyshohet edhe për raste të tjera vjedhjesh. Hetuesit thonë se presin kallëzimet e të dëmtuarve ndaj gruas që mund të ketë konsumuar edhe raste të tjera.