E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditët e mia në Shtëpinë e Bardhë

Me ish-presidentin amerikan Bill
Klinton vazhdon të ketë kon
takte dhe postë të rregullt, ndërsa
Xhorxh Bush zakonisht e pret jashtë ashensorit
të Shtëpisë së Bardhë. Andrea Boçeli
është një nga këngëtarët më të njohur dhe
më të afirmuar të Italisë. Në Shtetet e Bashkuara
ka shitur miliona disqe (60 milionë
në të gjithë botën). Një tjetër admirues i
madh është edhe Masimo D‘Alema. Është
interesante të kërkosh mendimin e tij në
lidhje me dy fushatat elektorale, atë italiane
dhe amerikane, pasi vazhdon ta konsiderojë
veten "një këngëtar province".
"Thua Amerikë dhe thua asgjë, ky vend
është gjithçka dhe e kundërta", shprehet
Boçeli, që pas ndarjes me bashkëshorten
Enrika, e ka shndërruar shtëpinë në një vilë
për të jetuar me dy fëmijët Amos dhe Mateo.
"Amerika është e gjallë. Në këtë vend,
njerëzit dinë të reagojnë në çdo moment të
vështirë. Gjithmonë ka shkëlqim, mjafton
të mendosh se si reagoi Klinton kundër
skandalit të Monika Levinskit. Atëherë unë
i shkrova për t‘i shprehur se ndodhesha aty
pranë tij".
Dhe si reagoi ai?
Sigurisht po kalonte një moment
shumë të vështirë, por në një letër m‘u
përgjigj se i vlerësonte fjalët e mia. U njohëm
në Shtëpinë e Bardhë, më pas, më ftoi
që të këndoja në një mbrëmje gala në LoS
Anxhelos.
Klinton, shpesh është shprehur
se i pëlqen Boçeli dhe U2...
Në fakt u takuam sërish kur erdhi në
Firence, nga ftesa që i kishte bërë kryeministri
D‘Alema. Atëherë ishte edhe bashkëshortja
e tij, Hilari.
Meqë ra fjala te Hilari, ju me kë
jeni?
Në anën e atij që beson se shteti duhet
të bëjë pak gjëra, por që të jenë të sakta:
mbrojtja, shëndeti, siguria.
Janë tema konservatore...
Janë temat kryesore që të gjithë të jenë
mirë dhe t‘i zvogëlojnë në maksimum tensionet
sociale, gjë që të cilën e kemi lënë disi
pas dore kohët e fundit.
Boçeli, harruat të na thoni se nga
cila anë jeni?
Gjithmonë jam përpjekur të mos i shfaq
bindjet e mia politike dhe mendoj se meshkujt
duhet të shprehin shumë mendime,
ndonjë ideal dhe asnjë ideologji.
Ndonjë herë ka ndodhur e
kundërta, apo jo?
Jam i kënaqur se si ka nisur fushata jonë
elektorale, me tone të arsyeshme, të
paqme, më pak emotive. Tani paS
zgjedhjeve duhet bashkëpunim për reformat
e domosdoshme. Qeveria e re duhet ta
harrojë atë parim absurd që të fshijë gjithçka
që kanë ndërtuar paraardhësit.
Shpesh ideologjitë të çojnë në
luftë, më saktë në një luftë fjalësh...
Kështu ka qenë gjithnjë, ndaj apeli im
është për një fushatë elektorale të qetë, të
arsyeshme.
Temat janë të rëndësishme, si
aborti...
Të gjithë katolikët, një prej tyre jam dhe
unë, duhet të ndjekin instinktin e tyre.
Para shumë kohësh nxorëm një ligj, atë
194. Ndoshta na duhet ta bëjmë më aktual
atë, pasi gjatë gjithë kësaj kohe ka ndryshuar
sensibilizimi i njerëzve. Mendoj se
duhet zbatuar seriozisht, ashtu sikurse dhe
ligjet e tjera në mbrojtje të familjes.
Më pas?
Më pas u hartua një ligj tjetër, që e
përmirësoi situatën, por më duket se nuk
është zbatuar edhe aq mirë: koha që
prindërit e ndarë kalojnë me fëmijët e tyre
duhet të jetë përcaktuar në mënyrë logjike.
Nuk mund të ketë nëna ose baballarë që
ekzistojnë vetëm për lojërat apo fundjavat.
Jeta e vërtetë është një tjetër: shkolla,
dentisti, palestra, gjithashtu edhe taksat.
Le të bëjmë një bisedë më interesante.
Më parë po flisnim për Billin,
me ngjarjen "Levinski"...
Menjëherë pas Klintonit në Shtëpinë e
Bardhë erdhi Xhorxh Bush dhe më bëri një
ftesë, të cilën edhe unë ia ktheva shpejt,
duke e ftuar në Romë nën shoqërinë e Berluskonit.
Atë natë ishte edhe Kondoleza
Rais, çfarë mrekullie?! Një atmosferë e paharrueshme.
Ndoshta kjo ishte arsyeja që
vitin e kaluar më ftoi për darkë në Shtëpinë
e Bardhë. Ishim takuar edhe më parë gjatë
një programi televiziv. Madje atë natë, ndodhi
edhe diçka që unë nuk do ta harroj kurrë.
Çfarë? Po na bëni kureshtarë...
Në takim shkova me vonesë, madje me
shumë vonesë. Shoferi ngatërroi rrugën
dhe kur arritëm në Shtëpinë e Bardhë hyra
brenda. Mora ashensorin dhe në dalje, ishte
Presidenti Bush dhe bashkëshortja e tij,
Laura, të cilët kushedi se sa kohë kishin që
po më prisnin. Çfarë turpi! Kaluam përmeS
sallave të mëdha, korridoreve të gjata dhe
më pas u ulën në sallën e madhe të
ngrënies. Zonja e Parë qëndroi pranë meje,
në tavolinë ishin të gjithë qeveritarët.
Kështu, pas pak minutash, bëra një pyetje:
po unë ç‘kërkoj këtu? Jam ndjerë shumë më
mirë në shtëpinë e Muhamad Ali, në Arizona.
Biseduam për disa minuta në zyrën e tij
për disa çështje që unë nuk do t‘i harroj
kurrë. Është me të vërtetë një njeri i mrekullueshëm.
Çfarë është më e rëndësishme
për ju, një show me amerikanët në
festë, apo darka me Presidentin?
Nuk mund të bësh krahasime. Sigurisht,
në atë tavolinë të rrethuar me kryetarë
shteti, jam ndier edhe më shumë një
këngëtar province.
Si ju shkon ndërmend diçka e
tillë? Ju jeni një artist klasik që keni
shitur më shumë disqe në botë në
historinë e muzikës?
Për pjesën më të madhe të jetës sime,
deri në moshën 35-vjeçare, kam kënduar
vetëm në provincën ku kam lindur.
Kur do të ktheheni në Shtetet e
Bashkuara?
Në muajin maj. Në atë kohë, fushata
elektorale në Itali do të ketë përfunduar,
ndërsa atje do të jetë në gjysmë.
Nëse Hilari nuk ia del mbanë,
për ju do të ishte më mirë demokrati
Barak Obama apo republikani
Xhon MekKein?
Nuk mund të them asgjë, aq më tepër
unë që nuk jetoj në Shtetet e Bashkuara.
Nga Obama më pëlqen rinia dhe gjallëria
e tij, ndërsa për MekKein, admiroj qëndrueshmërinë
dhe përvojën e jetës. Mendoj
se është një përballje interesante.
Do të këndonit për të dy në Shtëpinë
e Bardhë?
Nëse do të më ftonin, padyshim që po.
Të shohim nëse kjo gjë do të
ndodhë. Për momentin, ju do të
këndoni në vendin tuaj...
Po është e vërtetë, gjatë muajve të
verës do të jem shumë i ngarkuar me
punë. Për të parën herë do të këndoj në
Itali sukseset e mia më të mëdha dhe për
këtë po punoj shumë, pasi gjithçka që bëj
më jep një kënaqësi të madhe. Në fund
të fundit është një ndjesi dhe emocion i
jashtëzakonshëm të këndosh për vendin
tënd.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›