E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërbimi i togerit Kelli

Kur e gjithë artileria zbarkoi në fS
hatin Son My, banorët dolën nga
vendstrehimet. Ishte një
mëngjes i vrenjtur i marsit të vitit 1968.
Amerikanët kishin bombarduar gati të
gjitha zonat përreth brenda një nate.
Nuk kishte pasur kundërofensiva. Gjithsesi,
jeta rifillonte dalëngadalë: të
moshuar, gra dhe fëmijë, tashmë ishin
mësuar me ato valë bombardimesh të
dhunshme. Ishin të shpeshta vdekjet në
civilë, por të nesërmen, të mbijetuarit
nisnin sërish jetën e përditshme, në
heshtje, në mjerim. Tashmë, kështu
ndodhte prej vitesh dhe të gjithë, të rinj
e të moshuar, e dinin se do të vazhdonte
gjatë. Por ata nuk e dinin se ajo ditë marsi
do të ishte e fundit e jetës së tyre.
Bota, vetëm tani, arrin ta kuptojë se
çfarë ka ndodhur, falë rrëfimeve të disa
protagonistëve. Histori që kanë tronditur
edhe vetë mbështetësit e politikëS
amerikane dhe që sigurisht, nuk mund
t‘i mungojë epilogu i saj në një proceS
dramatik. Bëhet fjalë për masakrën më
të pamëshirshme që ushtria amerikane
ka bërë ndonjëherë në Vietnam. E rrëfejnë
të mbijetuarit, ata që e kanë vuajtur
dhe parë me sytë e tyre. Një prej tyre tregon:
"Erdhën si rrufe. Sapo kishte mbaruar
bombardimi. Gratë kujdeseshin për
fëmijët. Po vinin nga të gjitha anët. Brenda
pak minutash, ishim të rrethuar dhe
pa asnjë rrugë shpëtimi. Na urdhëruan
që të dilnim nga kasollet dhe pastaj, filluan
të qëllonin mbi të gjithë, të pakët
ishin ata që shpëtuan. Shumë prej tyre,
edhe unë, shpëtuam vetëm pasi gjetëm
një vend të mirë për t‘u fshehur. Tmerr,
edhe pasi i vranë, godisnin sërish mbi
trupat e pajetë, gra, fëmijë...".
E njëjta histori rrëqethëse tregohet
edhe nga Buteh Gruver, një ndër ushtarët
e kompanisë "Charlie", e cila u akuzua për
shfarosjen: "Një fëmijë, tre ose katër vjeç,
kishte mbetur i vetëm në mes të një rruge,
ndërsa përqark, po ndodhte kasaphana.
Ishte goditur nga një ashkël granate në
krahë dhe sytë nuk i lotonin, por gojën e
kishte të hapur nga habia, nuk po kuptonte
se çfarë po ndodhte. Vazhdonte që me
njërën dorë të mbante krahun e plagosur,
ndërsa gjaku e kishte mbuluar pjesërisht.
Pastaj u pa nga radiotelegrafisti i kompanisë
dhe një sekondë më pas vdiq, u
copëtua nga një mori plumbash".
Urdhrat ishin: Të rrafshohet totalisht
fshati, kasollet dhe banorët, madje, edhe
të sapolindurit. Kasollet vietnameze shkatërrohen
shumë shpejt, pasi kanë një
çati prej kashte dhe me pak zjarr mund
të shkatërroje të gjithë fshatin. Ndër ata
që u arratisën, vetëm disa mundën të
arrinin deri në bazat vietnameze, ose
pranë një fshati të zotëruar nga forcat e
Saigon. Ndërkohë disa kompani amerikane
po krihnin zonën, për të gjetur sa
më shumë të arratisur.
Në "fshatin e kuq", siç quhej nga aleatët,
dy burra kujdeseshin që "urdhrat e
lartë" të zbatoheshin me rigorozitet:
togeri Kelli dhe rreshteri Mitçell. Shumë
dëshmi i tregojnë këta dy burra si persekutuesit
më të egër të fshatit: madje
flasin edhe tre ushtarë të kompanisë, të
cilët refuzuan të merrnin pjesë në atë
masakër. Ushtria amerikane, pas një
shqyrtimi të gjatë të çështjes, i ka akuzuar
me vrasje të paramenduar dhe për agresion
mbi një popullatë të paarmatosur.
Në fshatin Son My banonin 567 njerëz.
Togeri Kelli akuzohet se ka vrarë 109 veta,
ndërsa rreshteri Mitçell akuzohet për organizimin
e shfarosjes. Sot e kësaj ditë,
ende kërkohet që të gjenden fajtorë edhe
ndër ushtarakë me grada më të larta. Por
disa prej tyre u vranë në luftime të mëtejshme,
të tjerë nuk pranojnë që të shprehen
për ngjarjen. Madje edhe vetë ushtria
e mban në heshtje këtë çështje, një
heshtje absolute, saqë po mos të kish qenë
për rrëfimin e një veterani të luftës në Vietnam,
ndoshta kjo histori nuk do të zbulohej,
ose të paktën deri tani jo. Ky veteran
lufte, pasi kishte mbledhur shënimet dhe
ditarët e shumë shokëve të tij, që ndoshta
kishin vdekur, shkruan një letër disa kohë
më vonë për Presidentin Nikson, sekretarin
e Mbrojtjes dhe katër a pesë kongresmenëve.
Në të ai tregonte gjithçka kishte
ndodhur dhe mbi të gjitha kishte përmendur
emrat konkretë të dëshmitarëve kryesorë.
Ndër ta ka dhënë një ndihmesë dëshmia
e rreshterit Bernard, i cili rrëfeu se si
Kelli dhe Mitçell bënin ende pjesë në ushtri
dhe sapo ishin kthyer në atdhe.
"Sulmi ishte totalisht një çmenduri",
thotë Bernard. "Ishim urdhëruar për të
rrafshuar të gjithë fshatin, pasi supozohej
se aty gjendeshin ushtarë vietnamezë.
Fshati u rrafshua. Madje u bë më
shumë se aq. U hapën gropa të mëdha.
Në rrëzë të tyre u rreshtuan banorët e
fshatit, në përgjithësi gra dhe fëmijë,
madje edhe të moshuar. Në fillim nuk po
kuptonin se çfarë po ndodhte, pastaj,
pasi shihnin ushtarët tanë që drejtonin
armët, i mbetej vetëm koha për të shqyer
sytë nga tmerri i grykave të armëve.
Qëlloheshin me breshëri, disa të panevojshme,
pasi tashmë kishin vdekur.
Disa ushtarë dukeshin si të çmendur.
Bënin gjëra të pabesueshme. U vinin
flakën kasolleve, prisnin përballë në
gatishmëri që banorët të dilnin dhe
pastaj qëllonin sikur po bënin qitje në një
poligon. Të tjerë bashkonin disa familje
dhe pasi i gruponin të gjithë bashkë,
hidhnin me dhjetëra granata ofensive
nën këmbët e tyre...
(vijon nesër)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›