E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjermania, dy dekada mes dopingut

Një hetim i pavarur i zhvilluar në Gjermani ka dalë në konkluzionin, megjithatë nuk ka prova, se ish-fituesi i Turit të Francës, Jan Ulrih, ka përdorur doping. Një panel i përbërë nga tre akademikë tha edhe se në dy dekadat e fundit, çiklistët gjermanë janë përfshirë në mënyrë sistematike në skandalet e përdorimit të substancave të ndaluara. Ulrih, që në Francë triumfoi në vitin 1997, është tërhequr nga garat pasi në laboratorin e mjekut Eufemiano Fuentes (i dyshuar për përdorim dopingu), ishte gjetur një qeskë me gjakun e tij. Çiklisti nga ana e tij ka mohuar sistematikisht se ka vepruar kundër rregullave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›