Raikonen: Ferrari i zgjidhi problemet
Përpara fillimit të Çmimit të Madh të Malajzisë, Kimi Raikonen duket shumë optimist. Sipas kampionit në fuqi, Ferrari i hodhi pas shpine problemet e hasura në garën e parë të këtij sezoni dhe tashmë mund të rikuperojë ndaj MekLarenit. "Nëser (sot) do të shohim sa të fortë jemi, megjithatë mund të rikuperojmë. Ferrari nuk është makina që të gjithë panë në Melburn", pohoi finlandezi. "Personalisht jam i kënaqur, pasi makina duhet të jetë në gjendje shumë të mirë. Inxhinierët u treguan shumë të aftë, duke kuptuar se ku qëndronte problemi. Kemi ende shumë kohë për të rikuperuar. Sezoni është i gjatë, janë edhe 17 gara deri në fund".