Ditët e muzikës shqiptare
Kori i Filarmonisë së Kosovës pas prezantimit në Akademinë e Arteve do të mbajnë nesër një koncert edhe në Muzeun Arkeologjik të Durrësit. Nën dirigjimin e Rafet Rudi, kori interpreton në kuadër të festivalit "Ditët e muzikës shqiptare".
I organizuar prej disa vitesh, ky festival i kushtohet krijimtarisë së kompozitorëve shqiptarë. Në program janë veprat muzikore të literaturës korale të kompozitorëve kosovarë, të cilët u përkasin gjeneratave të ndryshme (Lorenc Antoni, Rexho Mulliqi, Esat Rizvanolli, Mendi Mengjiqi, Baki Jashari, Valton Beqiri dhe Rafet Rudi). Sipas dirigjentit, këndimi koral "a capella" është kultivuar në Kosovë shumë më tepër se në Tiranë dhe në vendet përreth, ndaj dhe është me interes paraqitja e Korit të Filarmonisë. Ky ansambël është pritur mirë edhe në disa vende të rajonit si në Maqedoni apo Kroaci.