Shkakton aksident rrugor, pranga një 51-vjeçari
Një aksident rrugor për pak sa nuk ka marrë jetën e dy personave. Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit, i cili ka qenë dhe vetë pjesë e ngjarjes rrugore, ndërsa mësohet se njëri prej të plagosurve ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Aksidenti është shënuar mesnatën e kaluar në aksin rrugor Lushnjë-Fier në afërsi të fshatit Kolonjë të rrethit Lushnjë. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se Pëllumb Bregu, 51 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë të rrethit Fier ka qenë duke drejtuar mjetin tip "Katraul", me pasagjer shtetasin me inicialet K. Sh., 52 vjeç. Duke drejtuar mjetin me një shpejtësi tej normave të lejuara, ai ka humbur kontrollin dhe mjeti del nga rruga në afërsi të fshatit Kolonjë, duke bërë disa salto. Si pasojë e përplasjeve të shumta të "Katraulit", të dy shtetasit që ndodheshin në mjet kanë marrë plagë të rënda dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin civil të Lushnjës. Pasagjeri 52-vjeçar K. Sh. ka marrë plagë të shumta, të cilat e kanë rënduar shëndetin e tij dhe kanë vënë në rrezik jetën e tij. Aktualisht, gjendja e tij është kritike për jetën, ndërsa gjendja e drejtuesit të mjetit, Pëllumb Bregu, është më e stabilizuar. Ndërkohë, burime zyrtare bëjnë të ditur se strukturat e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë bërë arrestimin në flagrancë të 51-vjeçarit Pëllumb Bregu, për veprën penale "shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor".
Ma.Tr.