E Diel, 1 Nëntor 2026

Tropojë

Një zënkë fëmijësh për pak i ka marrë jetën një 14-vjeçari nga qyteti i Bajram Currit. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme, në shkollën 9-vjeçare "Besëlidhja e Malësisë". Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se tre nxënës të klasave të nënta janë grindur mes tyre, duke përdorur edhe thika, ku si pasojë ka mbetur i plagosur 14-vjeçari K. M. I mituri ka marrë plagë në kokë dhe menjëherë pas plagosjes është dërguar fillimisht në spitalin e qytetit. Atje ka marrë ndihmën e shpejtë e më pas është dërguar në Gjakovë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Burime të policisë lokale, duke pohuar ngjarjen e rëndë, thonë se ka qenë një sherr mes fëmijësh i zhvilluar jashtë oborrit të shkollës dhe se megjithatë po bëhen hetime ndaj dy fëmijëve agresorë, emrat e të cilëve nuk bëhen të njohur. Mësohet se fëmijët ishin grindur një ditë më parë dhe mesa duket sherri mes tyre nuk është mbyllur me aq, duke e lënë "zgjidhjen" në ambientet e shkollës. Sherri i djeshëm, i ndodhur në pushimin e gjatë të mësimit, ishte zhvilluar pikërisht në shenjë hakmarrjeje për atë që kishte ndodhur një ditë më parë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›