Ditmar Bicaj drejt Legia së VarshavësNjë alternativë tjetër është edhe Turqia, te klubi i njohur tashmë për shqiptarët, Haccetepe

Ditmar Bicaj do të testohet ditët e ardhshme në Poloni te Legia e Varshavës. Lajmin për “Albania-sport.com” e dha menaxheri i lojtarit, Rudi Vata. Mbrojtësi i Kombëtares U-21 u transferua gjatë merkatos verore te skuadra bullgare Belasica Petrich.
Ish-futbollisti i Dinamos është në pritje të marrjes së vizës polake, por sipas Bicajt, një alternativë tjetër është edhe Turqia, te klubi i njohur tashmë për shqiptarët, Haccetepe. Aktualisht djali i trajnerit të njohur Vasil Bici është duke u stërvitur individualisht.
Para disa vitesh (2004) te Legia e Varshavës u testuan edhe mbrojtësi Henri Ndreka e mesfushori sulmues Gjergji Muzaka, në atë kohë që të dy të Partizanit.
E Merkure, 07 Janar 2009