Pista europiane për Migen MemellinPistat për goleadorin bardhebluë janë të shumta dhe oferta vijnë nga kampionate të ndryshme europiane

Sulmuesi i Tiranës, Migen Memelli, golashënuesi më i mirë aktual i kampionatit shqiptar për pjesën e parë të sezonit 2008-2009 (18 gola, 10 në kampionat, 8 në kupë), është në fokusin e disa ekipeve të huaja.
Pistat për goleadorin bardhebluë janë të shumta dhe oferta vijnë nga kampionate të ndryshme europiane.
Korcari, i cili menaxhohet nga agjenti i FIFA-s, Sokol Haxhia, aktualisht është pronë e Gaisit në Suedi dhe te Tirana është i huazuar në bazë të një marrëveshje 1.5 vjeçare. Memelli më parë ka luajtur edhe në Norvegji me Bran Bergenin.
E Merkure, 07 Janar 2009