E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ditmir Bushati dhe Fatmir Xhafaj, zgjidhen në kryesinë e PS

Pandeli Majko, Ditmir Bushati, Fatmir Xhafa dhe Ilir Beqaj, janë kandidatët burra të votuar në kryesinë e Partisë Socialiste. Risia e kësaj liste është pikërisht Ditmir Bushati, i cili u hodh në votim nga kryeministri Edi Rama, por do duhej të merrte besimin e socialistëve për t’u ‘rehabilituar’ edhe njëherë në PS. Tri emrat e tjerë janë pjesë e gardës së socialistëve.  Fatmir Xhafaj u zgjodh deputet pasi theu listën e Tiranës të deputetëve, duke marrë vota preferenciale. Për listën e burrave gjithë kandidaturat për 6 vende ishin 10:

-Pandeli Majko

-Ditmir Bushati

-Ilir Beqja

-Arben Pëllumbi

-Eduard Shalsi

-Armando Subashi

-Fatmir Xhafaj

-Pjerin Ndreu

-Ervin Demo

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›