E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diversioni kunderproduktiv

ARBEN MANAJ

manaj

Me afrimin e 23 qershorit, një mjet i pritshëm i luftës politike, është edhe diversioni ndaj humbësit hipotetik, e në rastin konkret atij, që të gjitha sondazhet e deritanishme e nxjerrin fitues, Edi Ramës dhe partisë së tij.

Më shumë sesa një surpizë në pamje të parë, ajo ësht렠simptoma, pse jo edhe e një frike praktikisht e fshehur keq. Në këtë lojë po luhet me parametra të së kaluarës, që nuk është se nuk qëndrojnë, por jo domosdoshmërisht, në rrethanat e reja politike të krijuara në vënd.

Kali i Trojës sërish po tentohet të përdoret Ilir Meta. Diversioni është i inciuar nga kryeministri, i cili nuk mund të mos justifikohet për këtë silurim, që me lidhjet e veta okulte në qarqet mediatike i hedh për coroditje dhe demoralizim të frontit që ka përballë.

Të gjithë e dinë sjelljen politike të Ilir Metës, pas zgjedhjeve të kaluara dhe semaforizimit politik me pas me kundërshtarin në fushatë, me të cilin ndërtoi dhe shijoi një pushtet prej të bekuari, dhe sic do të thoshin shumica, madje edhe brënda të djathtës, prej të korruptuari nga koalicioni me Berishën, korrupsion që ata që Meta i mbajti në pushtet, ja përmëndin vetëm tani, që u ka ikur nga krevati.

Dhe këtu kam parasysh spekullimet për tenderat deri disa ore pas firmosjeve për lënien e posteve, të ndonj렠ministri me theks të LSI-së, që i dëgjon në rrethet politike dhe mediatike të Tiranës, apo edhe shumë e shumë të tjera.

Pyetja se cfarë do të bej Ilir Meta pas 23 qershorit, është diversioni më i madh që i bëhet të majtës që u bashkua, pas 1 Prillit, ashtu sic e dimë të gjithë dhe për ato arsye që edhe mund ti dimë të gjithë.

Këtu po luhet tinëzisht me disa skenarë, që nuk i dimë të gjithë dhe i dinë vetëm disa, një qark shumë i mbyllur këshilltarësh mediatik jozyrtar, të lidhur me shumë fije dhe interesa pas kreut të qeverisë.

Në vartësi të rezultatit të zgjedhjeve të 23 qershorit gjithshka mund të ndodh, aq më tepër në standartin dhe precedentin e krijuar shëmtueshëm në politikën shqiptare.

Por në rastin se do i besojmë variantit të Berishës apo edhe Dritan Priftit se Meta pas zgjedhjeve do bashkohet sërish me Berishën, një gjë mbetet shumë e qartë. Pikërisht e kundërat e asaj që pretendohet, se Meta do të mund të marr kreun e PS-së.

Ilir Meta mund të ketë shumë ambicje dhe ëndra, por marrja e kreut të PS nga ana e tij brënda 10 vjetëve të ardhshëm është tejet i vështirë, nëse të gjitha zhvillimet do ti shkonin sipas ëndës së tij.

Një humbje hipotetike e Ramës dhe largimi  i tij nga PS, do të bënte që realisht cdo kryetar i ardhshëm i kësaj force, do të duhej të merrej me Ramën dhe mbështetësit e tij në grupin parlamentar. E nëse është Meta, nuk do kishte realisht shanse ta merrte atë post, nëse bashkohej sërish me Berishën.

Kujtoni që Edi Rama hoqi të zinjtë e ullirit me deputetet besnik të Fatos Nanos, një numër i vogël dhe sërish destruktiv, sic ishte rasti i zgjedhjes së presidentit Topi.

Imagjoni një Ilir Meta me një grup deputetësh, apo mbeshtetës të Ramës në të gjitha strukturat e PS, sic janë sot. Cmonitmi i tyre do të kërkojë shumë kohë, shumë fare, nëse do të fillohej që këtë verë.

Por Meta edhe sikur opozita të humbas do e ketë të vështirë kalimin në prehërin e Berishës, pasi ndër të tjera, do i djeg të gjitha kredencialet për një ëndër të fshehur në sirtar, atë të kreut të PS, edhe për faktin tjetër se do zbulohej keqazi edhe ne sytë e Internacionales Socialiste në prani dhe sponsorizim të shumë prej figurave kryesore të saj firmosi në Shkodër marrëveshjen me Ramën.

Për këtë arsye, ndër shume të tjerash, mendoj se një rikthimi i Metës tek Berisha është utopik.

Meta praktikisht e ka moshën dhe kohën e domosdoshme për të berë fillimisht vet-lavazh politik për të kaluarën e afërt, e më pas për ta synuar atë post,  edhe pas shumë mandatesh kur Rama të ketë konsumuar misionin e tij dhe ëndrën për të adminstruar punët e Shqipërisë, sipas të njëtit model ,mos më mirë se atij të Tiranës.

Diversioni i Berishës ndaj ciftit Rama-Meta pas Vaterlosë së pretenduar prej tij në 23 qershor për koalicionin e majtë, mbetet kundërproduktiv, pasi nuk bën gjë tjetër vecse cimenton edhe më shumë mbështetësit e socialistëve për të shkuar masivisht në votime, sa kundër Berishës, por edhe pse shumë e urrejnë ende Metën, por thjesht u duhet.

Me këtë diversion, Berisha godet edhe Metën dhe hakmerret ndaj tij, pasi do ketë një motiv më shumë për votuesit socialistë që të votojnë në masë dhe mbrojnë votën më fortë se kurrë për të marr sa më shumë deputetë si forcë politike, dhe sa me pak LSI-ja.

Në këtë sens, diversioni gjykoj se është kundër-produktiv. Por Berisha nuk është se nuk e di këtë gjë.

Ai më shum렠sesa për fatin politik të Ramës, apo edhe qefmbetjes me Metën, një diversion të tillë e bën më shumë dhe kryesisht për të motivuar dhe rritur moralin e mbeshtetësve të vetë, pas dy mandatesh në pushtet, për tu thënë indirekt besnikëve të vetë se loja vazhdon me Kalin tonë të Trojës dhe se ende ka shanse që edhe nëse humbasim si PD, si në zgjedhjet e kaluara kur kishin më shumë arsye për të fituar sesa kësaj here, ata sërish do mund të qeverisin me Metën.

Por Meta është shumë i ftohtë ne kalkulime, dhe  gjasat e një bashkimi të tij me PD-në, janë jo më shumë me Berishën që është në politikë, që kur Jezu Krishti ishte fëmijë, sesa me pasardhësin e tij të përfolur dhe te projektuar, me të cilin ka një raport shumë më të justifikuar

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›