E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhurma per tunelin dhe heshtja per plehrat

 Lavdosh Ferruni

kukes-morine-tuneli

U inagurua një tunel, tuneli i Krrabës. Do të ketë zhurmë të madhe mediatike gjatë gjithë kësaj jave të mbetur deri më 23 Qershor.

Unë jam mjek dhe për mua trupi i një kombi është i njëjtë me trupin e një individi. Le të jenë si të duan të shëndetshme, organet  e tij, muskujt  e tij, por në qoftë se arteriet janë të zëna dhe nuk funksionojnë, problemi është i madh.  – tha Berisha, duke i veshur vehtes cilësinë e mjekut (liderit) shpëtimtar.

Mjeku Berisha e quan sukses të madh ndërhyrjen në trupin e kombit në arterien Tiranë Elbasan me tunelin e Kërrabës, që ka kushtuar plot 101 milion dollarë.. Në fakt kjo ndërhyrje është thjesht një ndërhyrje e parakohshme, që mund ta sëmur më keq atë, duke krijuar një rrënim të vitalitetit të tij. Trupi i kombit është plot vatra infeksioni. Nuk mund të bëhet ndërhyrje kirurgjikale, jo akute, në një trup plot vatra infeksioni shkaktuar nga grumbullimi i plehrave në të, që cdo ditë helmojnë gjakun dhe limfën e tij. Dhe vatra më e infektuar është pikërisht në Elbasan.

Por mund të thuhet me plot gojën se me këto 100 milion Dollarë të shpenzuara do ishte bërë e mundur të  kapsulohej e zhdukej infeksioni i plehrave duke ndërtur landfille bashkëkohore në gjithë Shqipërinë, duke eliminuar kështu rrezikun e madh të një infeksioni fatal te vendit.

A ka bërë ky mjek me stafin e tij analizë se cfarë kosto shëndetsore ka mbjellja e përhapja e plehrave kudo nëpër damarët e gjithë trupin e Shqipërisë dhe cfarë pasoja ka dhe nga pikpamja gjenetike në brezat që vinë.? Dihet që nuk e ka bërë, por dihet ( e ka bërë shkenca botrore) që kjo kosto është shumë e madhe.

Nëse kjo kosto re madhe shëndetsore do pranohej nga Qeveria është e sigurt se në pikpamje të investimit prioritet do ishte zhdukja e vatrave të plehrave në gjithë Shqipërinë para investmit në hapjen e tunelit te Kërrabës. Paradoksi i madh është se vatrave të shumta e të vjetra të plehrave tona, me firmë të mjekut, po i injektohen edhe plehra importi, që mund të jenë shumë më të rrezikshme.

Dhe nuk mund të mos vlerësohet fakti që e pohon cilido, që E bukura e Dheut duke qënë më e pastër e më e bukur do joshte gjithnjë e më shumë turistë për të shijuar atë, e kështu do rritej mirëqënia e saj. Në një kohë tjetër të afërt, kur trupi i kombit të mund të ishte më i shëndosh mund të ndërhyhej me kirurgji estetike të shtrenjtë si hapja e tunelit.

Por mjekut (i dashuruar me mediat) në duart e të cilit ka mbetur Shqipëria, i duket se kirurgjia estetike bën më shumë lajm se pastrimi i infeksionit të trupi të kombit.

Heshtja e mjekut për infeksionin e madh të kombit nga plehrat është e ndëshkueshme.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›