Është Sali Berisha e keqja më e madhe e këtij vendi?
Dr.Magdalena Ramohito
Kemi 22 vjet që e ndjekim, nëpër sheshet ku opozitat kanë tubuar, i kam pothuaj të gjitha të fotografuara në mendje edhe persona politikanë, të cilët herë pas here janë shkëputur nga detashmenti politik, i cili drejtohej nga njeriu problematik Sali Berisha. Me kujtohet shumë mirë Preç Zogaj e Neritan Ceka në tubimet tek sheshi Selman Stërmasi sepse në atë kohë Sheshi Skëndërbej ishte një tabu për opozitën, pasi Berisha e kishte kënaqësi siç edhe e ka keqtrajtimin e opozitës, qoftë edhe duke mos i lejuar të mblidheshin për të protestuar në sheshin që dëshironin. I dëgjoja turmat e ekzaltuara tek thërrisnin Berisha Largohu, ndërsa disa grupe edhe më ekstremiste përdornin shprehje kërcënuese, që në fakt filluan të harroheshin, qysh kur kreun e opozitës e mori Edi Rama. Me Politikën e tij Të Re, e cila nga analistët në atë kohë mori shume etiketime ngaqë me Sali Berishën përballë dukej shume e butë, madje dikush e quajti edhe Dalai Lama
Në periudhën e dështimit të zgjedhjeve 1996, shoqëruar kjo dhe me humbjen e remitancave të shqiptarëve të emigracionit, jeta u duk se aty mbaroi. Nuk kam në mendjen time një përfytyrim më të hidhur se atëherë ku gjithshka përreth dukej se kish ngrirë e nuk kish asnjë fije optimizmi se qetësia mund të rikthehej,me tanket në rrugë, vajtje ardhjet e të dërguarit të eurpës austriakut Wranitzki dhe takimet e tij me grupet e shpëtimit, që sipas fjalëve që thuheshin këta të fundit përbënin të majtët ekstrem..
Gjithë ditën zhvilloheshin teori konspirative, fabrikuar kush e di se ku,ndërsa shtresa e inteligjencës shqiptare filloi të largohej me shpejtësi, me besimin se atje ku po shkonin, kryesisht në Kanada, nuk do të kërkonin një Kanada tjetër… Mbaj mend një kolegen time një vajzë e re dhe shumë e talentuar, se si më ftoi në një bisedë të rendësishme dhe në fund më mori mendimin tim, nëse do të ishte në të mirë të saj të largohej për në Itali. Në këto raste është e shumë e vështirë të japësh mendim sepse ai realisht ndikon në vendimin, për jetën e tjetrit, por unë ju përgjigja se, po të isha vet në vendin të saj, nuk do të largohesha dhe i tregova një bisedë të shkurtër, që rastësisht kisha bërë me një italiane kursante me mua në Spanjë. Italiania madje e indinjuar mu drejtua mua:- pse shqiptarët largohen nga Shqipëria tha-pas luftës kush do ta rimëkëmbë vendin dhe në fakt i ktheva një përgjigje allë shqiptarçe:- sa milion italianë u larguan pas luftës së dytë botërore dhe kush e rindërtoi Italinë?
Kështu e këshillova atë vajzë të talentuar, të mos shkojë në Itali, sipas meje, në vende jo mikpritëse etj, dhe ja thashë me plot gojën se shumë shpejt situata do rikuperohet, ndërsa pashë bebet e syve të saj të zmadhuara, që nuk do ti harroj kurrë. Edhe këto tetë vjet në opozitë lufta e pushtetit pa dallim ka qenë shumë e ashpër, hakmarrëse, ndaj zërave që kanë kundërshtuar.
Nuk bëhet fjalë për ata militantë të shumtë të larguar thjeshtë për ti zëvendësuar me disa të tjerë, sigurisht që ata kanë vuajtur shumë ekonomikisht e psikologjikisht dhe sigurisht , që një pjesë e tyre janë larguar jashtë Shqipërisë, për të siguruar bukën e gojë, dhe për ti shpëtuar përndjekjes, e cila është shfaqur në të gjitha format. Shumë njerëz më këshilluan edhe mua të largohesha nga vendi, por nuk e bëra.
Nuk e bëra për të vetmen arsye, sepse ne shqiptarët, kemi qenë të dënuar të mos zgjedhim vetë për jetën tonë, por shteti ka bërë zgjedhjet për ne. Është në fakt shumë e rëndë që dikush Kryeministër apo zv/kryeministër, apo familjarë të tij të kenë të drejtën që, me dorën e tyre të të ndryshojnë rrjedhën e jetës tënde, është shumë e rëndë që, në këto duar të ndyra hakmarrëse të qëndrojnë fate njerëzish, madje të shkatërrohen burime të tëra njerëzore e natyrore , për të mos vazhduar me humbje jetësh, ku shkaktarë kanë qenë direkt këto duar.
Në këto 22 vjet për herë të parë ndodhi të dëgjojmë vetëvarje intelektualësh, fjala depresion në këto tetë vjet filloi të dëgjohej shpesh, dhe gjithshka apriori rëndon mbi Kryeministrin e këtij vendi, ndonëse pushteti i ushtruar ka qenë më kompleks, por sigurisht me bekimin e tij.
Shihni si del përpara njerëzve në këndet e bisedave siç quhen nga ekspertët. Me pushtetin që akoma e ka në dorë i rreshton të ftuarit me urdhër dhe aty flet si një njeri që ka ndërruar lëkurën; aty nuk zihen në gojë të vrarët, jo as fëmijët analfabetë, që mbledhin krom maleve e ndonjëherë humbasin edhe jetën, aty nuk i kërkohet atij llogari për asgjë, vetëm se sytë përqendrohen diku atu rreth barkut…-vallë është e vërtetë se ka veshur antiplumbin?
Po ne kemi memorie dhe e dimë si është sjellë ai me opozitat , kronologjikisht. A nuk ishte ai që e përzuri Fatos Nanon, veshur apo jo me rroba gege kjo ska rëndësi, por tragjikomikja ishte kur Kryeministri nëpër tubimet elektorale qeshte dhe e quante atë mbatharaku, pra burracaku, njeriu që u arratis prej frikës së këtij burri të fortë. Dhe Shqiptarët në 1992 zgjodhën duhet në thonjëza sepse ne jemi një popull pa fat për të zgjedhur si President të vendit që do të sillte demokracinë.
Ndërsa sot në 2013 nuk mund të flitet për pushtete të pavarura si në demokracitë perëndimore, ai i ka dhunuar ato me njërën dorë.
Tani ai përgatitet të marrë mandatin e tretë dhe ka ngritur një ekip, gjysma e të cilit janë socialistë, pse të mos e themi njihen si mbështetësit e Fatos Nanos mbatharakut. Me ata Sali Berisha del në popull dhe kërkon mandatin e tretë.
Qarkullojnë fjalë se ka filluar të blejë votat e të varfërve, e shumë makinacione të tjera në mënyrë që të mund ti vjedhë ose ti dështojë këto zgjedhje siç ka bërë gjithmonë.
Ky njeri bashkë me ata që e rrethojnë mburrte se ka kryer disa punë, edhe i ka kryer me paratë e taksapaguesve dhe borxhi ka kapërcyer limitin, por ama ka shkatërruar njeriun, ka punuar në vazhdim të shkatërrimit të tij të nisur nga komunizmi, prandaj sot i dukemi njeri tjetrit më të këqij se përpara 1990, sepse shkatërrimi nuk është ndalur asnjë moment, madje me mjete e mënyra edhe më të sofistikuara. Situata është kaq e zymtë, por nëse ato duar të ndyra, të poshtra, hakmarrëse, nuk do të shporren së mbajturi frerët e pushtetit , as që mund të imagjinohet se në këtë vend do mund të shohësh në rrugë një njeri të qeshur.
Sot nëpër rrugët e Tiranës, me ngrohjen e kohës, të sëmurët mendorë kanë vërshuar, por nëse pushteti nuk do të largohet nga ato duar hakmarrëse, të pështira, nuk do të mjaftojnë rrugët
