E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diversitet politik në Universitet

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, vazhdon të jetë vatër e politikës. Sado që dekanë të fakulteteve janë Ethem Çeku dhe Bujar Dugolli, dy ish-ministra të Qeverisë së Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, çka dëshmon për diversitetin politik brenda Universitetit, ajo që dihet është se nga politika nuk shpëtojnë as studentët e as organizatat që i udhëheqin ata.

Arlind Manxhuka, aktivist i Lëvizjes Studentore për Barazi-Studim-Kritikë dhe Veprim thotë se kjo lëvizje disa herë e ka ngritur zërin rreth ndërhyrjeve të pushtetit në UP, aty ku është potenciali i dijës dhe organizimit studentor. “Parregullsitë brenda UP-së janë si pasojë e këtij pushteti qeveritar, i cili i emëron njerëzit e vet në pozitat kryesore, dhe rrjedhimisht këtë e bën për ta kontrolluar më lehtë edhe fushën e arsimit”, ka thënë ai.

Sipas tij, pushteti në mënyrë të drejtpërdrejtë kishte futur duart në Universitet, kur kishte zgjedhur rektor Ibrahim Gashin. “Si pasojë e pazareve PDK-AKR kemi rektorin, Ibrahim Gashi, dhe në mënyrë indirekte përmes dhënies së kompetencave të Këshillit Drejtues, anëtarët e të cilit në pjesë dërrmuese janë të emëruar nga partia në pushtet”, ka thënë ai./tribuna/Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›