Gjukaj ende nuk është shkarkuar

Ndërsa pas presioneve të konsumatorëve dhe të opinionit Qeveria “zbulo mëkatarin” për të gjitha vjedhjet që iu bën konsumatorëve të energjisë përmes faturave të fryra, Arben Gjukaj vazhdon të ushtrojë detyrën për të cilën fajësohej.
Bordi i Korporatës Energjetike të Kosovës ende nuk ka marrë vendim për të shkarkuar Arben Gjukajn nga pozita e drejtorit menaxhues. Zyrtarja për informim e KEK-ut, Eglantina Hoxha, i ka thënë “Kohës Ditore” se menaxhmenti nuk ka informacion nëse Bordi i KEK-ut ka marrë vendim për shkarkim të drejtorit menaxhues.
E këshilltari i ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Gezim Baxhaku, ka thënë se ka qenë kërkesë e komisionit ndërqeveritar që Arben Gjukaj të shkarkohet, duke u bazuar në gjetjet e raportit të ZRRE-së.
Baxhaku ka thënë se Qeveria pret informacione nga Bordi i KEK-ut lidhur me kërkesën që i është bërë. E në rast se Bordi i KEK-ut nuk e zbaton kërkesën e këtij komisioni, Baxhaku ka sqaruar se është pikërisht komisioni që duhet të vendosë nëse çështjen do ta dërgojë në Qeveri për ndëshkimin edhe të Bordit të KEK-ut.
Gazeta ka tentuar të kontaktojnë me sekretarin e KEK-ut, Nexhat Podrimaj, por ai nuk u është përgjigjur thirrjeve të gazetës. As kryetari i Bordit të KEK-ut, Fadil Çitaku, e anëtari Flamur Keqa nuk u janë përgjigjur thirrjeve të gazetës./Indeksonline/