E Diel, 1 Nëntor 2026

Divjakë, plagos 22-vjeçarin, kapet autori

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur pak minuta më parë, ku një 22-vjeçar është plagosur me thikë në Divjakë të Lushnjes, ndërsa është në rrezik për jetën.

Sipas burimeve policore, mësohet se i plagosuri është shtetasi Xhuljano Fusha, 22-vjeç, i cili është qëlluar me thikë nga Xhuljano Gjeka.

Policia e cila ndodhet në vendgjarje ka bërë të mundur arrestimin e këtij të fundit, ndërsa ka nisur hetimet lidhur me këtë akt.

Menjëherë i plagosuri është dërguar në spitalin e Lushnjes, por si pasojë e gjendjes së rëndë shëndetësore, ai do të tranportohet drejt spitalit Ushtarak në Tiranë.  Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›