E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ky, projektbuxheti më transparent i hartuar ndonjëherë nga Bashkia

27-12-2011 / Gazeta 55

Bashkia e Tiranës përfundon në njësinë bashkiake nr. 3 konsultimet me qytetarët, për projekt-buxhetin e vitit 2012

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka prezantuar para banorëve të njësisë bashkiake numër 3, projektet që mbështeten me fonde nga buxheti i vitit 2012.
Me këtë buxhet parashikohet të mbështeten, rikualifikim urban i Bllokut tek Kodra e Priftit, me një sipërfaqe prej 9.5 ha, rikualifikim urban i Bllokut “Sadik Petrela”, me një sipërfaqe prej 5 ha, rikualifikim urban i Bllokut “Qemal Stafa” dhe rikonstruksion i rrjetit  K.U.Z. të këtij blloku. Ndërtimi i kanalit  nga Rr. “Dalip Topi” deri në Rr. “Marije Kraja”, Rr. “Kokonozëve”, rikonstruksioni i Rr. “Bajram Cela”, rikonstruksion i Kopshti nr. 1, rikonstruksion i plotë i shkollës 9-vjeçare “Niket Dardani”, dhe çerdhja nr. 15 . Në buxhet janë parashikuar edhe fonde për shpronësimin e banorëve të prekur nga rikualifikimi urban i sheshit “Shtraus”. “Për Njësinë Bashkiake nr. 3, në projektin që do t’i paraqitet të mërkurën Këshillit Bashkiak, ne kemi parashikuar këto investime. Tre rikualifikime urbane me një sipërfaqe prej afro 17 hektarësh, ndërtimin e kanalit nga rruga Vali Popi deri tek rruga Marie Kraja, rikonstruksionin e rrugës Bajram Çela, rikonstruksionin e një kopshti, rikonstruksionin e një çerdhe dhe rikonstruksionin e plotë të shkollës Niket Dardani, tha Basha.
Në Buxhetin e vitit 2012 është parashikuar edhe fondi i posaçëm për stimulimin e nxënësve me nota dhjeta. Kryetari i Bashkisë tha se qëllimi i bashkisë është për t’i treguar të gjithë shoqërisë dhe fëmijëve të qytetit se suksesi do të shpërblehet nga Bashkia e Tiranës. “Për vitin shkollor 2001-2012 ne kemi planifikuar për buxhetin në vitin 2012 një fond prej 64 milionë lekësh  për 1730 për nxënësit e shkollave 9 vjeçare dhe 380 nxënës të shkollave të mesme me nota 10. Kemi parashikuar një fond prej 14 milionë lekësh për të njëjtin qëllim për pagesën e periudhës 15 prill-qershor 2011, pagesë e cila nuk u krye nga Bashkia. Ky stimul paguhet jo vetëm për të stimuluar më të mirët dhe për t’u dhënë atyre mundësinë të vijojnë me të njëjtin kapacitet që kanë nisur, por për t’i treguar të gjithë shoqërisë dhe fëmijëve të qytetit se suksesi do të shpërblehet nga kjo Bashki”, shtoi Basha. Projektbuxheti i Bashkisë prej 70 milionë dollarësh është konsultuar në detaje me të gjithë banorët e Njësive Bashkiake të kryeqytetit duke u bërë kështu projektbuxheti me transparent i hartuar ndonjëherë nga Bashkia.
Zgjerimi i rrugëve, Bashkia e Tiranës nis punën në rrugën “Abedin Rexha”/Bashkia e Tiranës ka nisur projektin për rehabilitimin e rrugëve dytësore të cilat lidhen me zonën e ish-Fushës së Aviacionit në kryeqytet, ku gjatë ditës së hënë kane filluar punimet ne rrugën “Abedin Rexha”, rrugë e cila sipas bashkisë do t’i nënshtrohet zgjerimit. Drejtori i Drejtorisë së Menaxhimit të Infrastrukturës në Bashkinë e Tiranës, Rigles Balla u shpreh se rruga do të jetë e gjerë 6 metra dhe 2 metra trotuare ku është parashikuar përmirësimi i rrjetit të kanalizimeve si dhe ndriçimi në të gjithë këtë rrugë, e cila lidh ish-Fushën e Aviacionit me Unazën e Re. Rruga do të ketë një gjatësi prej 400 metrash, ndërkohë puna për zgjerimin e saj ka gjetur dhe mbështetjen e banorëve përreth.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›