Kudrin: Putin është i gatshëm për dialog
Ish-ministri rus i Financave, Aleksei Kudrin, ka deklaruar sot se kryeministri Vladimir Putin është i gatshëm për dialog me opozitën dhe zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme presidenciale marsin e ardhshëm.
Duke iu përgjigjur mes rreshtave valës më të madhe të protestave që konteston rezultatet e zgjedhjeve të fundit, Kudrin u shpreh se e ka takuar Putinin para manifestimit të madh të së shtunës dhe ka gjetur gatishmërinë e tij për dialog.