E Shtunë, 31 Tetor 2026

Divorcet, 2 familje ndahen ne 24 ore

TIRANE - Divorcet jane kthyer ne nje nga fenomenet me rritje te madhe ne kryeqytet. Kerkese padite e depozituara nga ana e familjareve jane shtuar ndjeshem kohet e fundit ne Gjykaten e Tiranes. Burime nga ky institucion kane bere te ditur se, cdo dite ndahen 2 cifte ne kete gjykate, per shkaqe nga me te ndryshmet. Sipas tyre, shkaqet kryesore jane, ekonomia familjare e varfer, tradhtia, si dhe shkuarja ne emigracion e bashkeshorteve, qe sjell ne ftohjen e marredhenieve dhe me pas ndarjen. Nga te dhane e marra nga Gjykata e Shkalles se Pare ne Tirane, mesohet se cdo dite regjistrohet nga nje ceshtje e tille qe do te thote nje zgjidhje martese cdo dite, nje familje shkaterrohet apo nje cift i ndare cdo 24 ore. Kjo sjell dhe probleme te renda sociale ne vendin tone. Por ky fenomen ka filluar te ndihet dhe ne rrethe te tjera te vendit ku me pare dhe nuk njihej. Qytetet me ndarjet e cifteve me te medha pas Tiranes, jane Durresi, Fieri, Korca etj. Por problemi me i madh duket se eshte kryeqyteti, pasi dhe perqendrimi i popullsise ketu eshte me i madh se ne rrethet e tjera.

Burimet nga Gjykata e Faktit ka rezultuar se nga janari e deri me sot jane regjistruar gjithsej 1549 padi per zgjidhje martese. Ndersa sipas statistikave te mbledhura ne kete gjykate jane pranuar 426 ceshtje te tilla dhe kane perfunduar se gjykuari 655 padive te te njejtit lloj. Nderkohe qe nga te gjitha kerkese padite e regjistruara asnjera prej tyre nuk eshte zgjidhur me pajtim nga cifti. Aktualisht ne kete gjykate ndodhen 239 kerkesa per divorc. Perpara gjykates dhe psikologeve mbetet i njejti problem per shkakun e ketyre divorceve, te afermit e bashkeshortit qe jetojne me ciftin ne banese. Sipas tyre, vjehrra apo vjehrri jane shkaqet qe ciftet e reja, hyjne ne konflikt me njeri-tjetrin. Kjo gje con ata deri ne gjykate, ku dorezojne kerkesat per ndarjen. Burimet nga gjykata kane bere te ditur se si shkaqe te ndarjeve te kurorave nuk perjashtohet as gjendja ekonomike, emigracioni si dhe martesat me mbleseri apo ne moshe te vogel. Keto te fundit sjellin dhe mos shkuarjen mire te bashkeshorteve te cilet me pas, duke mos e pare jetesen normale ndahen. Nje pjese e madhe e kerkesave per divorc jane depozituar nga vete bashkeshortet, ndersa nje numer me te vogel zene ato te meshkujve. Duket se jane keto te fundit qe dhunohen me teper dhe qe vendosin te marrin hapin e pare drejt ndarjes.

Nderkohe ne baze te te dhenave marre nga kjo gjykate kryesisht te divorcuarit i perkasin moshave 28 vjec deri ne 45 vjec. Ndersa pjesa me e madhe e cifteve te divorcuara kane pasur edhe femije. Nese me pare nena ishte pergjegjesia tani nuk eshte me. Per te vendosur se kush do ta mbaje femijen vleresohen kushtet psikoemocionale per rritjen e femijes, kushtet ekonomike. Te gjitha keto pasqyrohen ne nepermjet nje raporti ne gjykate duke percaktuar se kush eshte favorizues per te mbajtur femijen. Ushtrimi i pergjegjesise kalon te nena, pasi eshte nena ajo qe i rri afer. Nga ana e tij bashkeshorti eshte i idese qe duhet ta rrise gruaja femijen. Ka pasur raste qe femija i ka laura babait perkujdesje, kjo per shkak te lidhjeve te forta qe kane pasur. Sipas ceshtjeve te trajtuara ne gjykate shume baballare kane pasur konflikte duke ja lene nenes femijen. Nuk kane munguar as rastet kur femijet i kane kaluar edhe baballareve. Pergjegjesia e femijes ka kaluar ne varesi te lidhjes se femijes me prinderit. Nuk kane munguar as raste kur femijet jane ndare midis prinderve. Por ne disa dhjetera raste te tjera, femijet kane qene dhe faktor qe ka mbajtur te bashkuar familjen dhe pse marredheniet mes burrit dhe gruas kane qene ne nivelin zero. Avokatet qe merren me keto ceshtje tregojne se bashkeshortet sakrifikojne duke jetuar bashke vetem per shkak te femijeve. Por jeten e bejne te ndare sapo dalin jashte deres se shtepise. Redinalda Caushaj

Rregullat

Per te bere nje divorc pala paditese e cila ne kete rast eshte nje nga bashkeshortet paraqet ne gjykate, nje kerkese ku objekt eshte bashkeshorti tjeter. Pas caktimit ne gjykate te nje date per nisjen e ketij procesi gjyqesor pales se paditur i dergohet nje flete thirrje.

Pajtimi

Gjate realizimit te seances se para nese shihet se ka mundesi pajtimi mes ciftit qe keroon te ndahet ju caktohet nje kohe e cila varion nga dy muaj, tre ose nje vit. Nese pas kesaj kohe ata nuk paraqiten ne gjykate do te thote qe cifti eshte pajtuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›