E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Vetem 90 milione arketime, e papranueshme"

Ministri i Financave nuk e ka kaperdire faktin qe per vitin 2007 jane arketuar vetem 90 milione leke rente minerare. Sipas tij, institucioni i financave po mendon qe te shikoje mundesine e permiresimit te sistemit fiskal ne ate te rivleresimit te te gjithe pasurise kombetare qe ka Shqiperia. "Kjo per te moslejuar shperdorimin e ketyre pasurive kombetare, per shkak te mungeses se vemendjes qe ndodh me ose pa dashje edhe nga dikastere te tjere. Behet fjale pikerisht per renten minerare, ku ne nje vit, konkretisht viti 2007, jane arketuar vetem 90 milione leke rente minerare, kur nga Shqiperia dalin me mijera tone krom, hekur, nafte dhe minerale te tjera te rralla, dhe ne bejme sehir dhe askush nuk merr persiper te evidentoje vleren e vertete te ketyre eksporteve, por pranojme te na thone se nafta ne eksport eshte me 30 euro, kur ne bursen nderkombetare ka shkuar me 130 dollare", deklaroi Bode.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›