E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mineralet, Ruli: Faji i Financave

Duket se debati mes Ministrit te Financave dhe atij te Ekonomise per taksen e mineraleve do te vazhdoje per nje kohe te gjate. Pas kritikave qe Ministri Bode leshoi kunder dikasterit te Ekonomise, qe drejtohet nga Genc Ruli ka qene radha e ketij te fundit per t'u kunderpergjigjur. Vetem para disa ditesh Ministri i Financave, Ridvan Bode, deklaroi se eshte e papranueshme qe per vitin 2007, te arketohen vetem 90 milione leke rente minerare, nderkohe qe sasia e mineraleve qe eshte eksportuar jashte eshte me mijera tone.

Por duket se kritikat e kolegut, nuk jane pritur mire nga Ministri i Ekonomise, Genc Ruli, i cili ne rastin e pare nuk ngurroi te vishte me faj per arketimet kaq te uleta te kesaj takse, pikerisht institucionet e tatimeve dhe te doganave. Madje, Ruli vleresoi se nuk eshte ne varesi ne institucionit qe ai drejton, mbledhja e taksave, por pikerisht eshte detyre e institucioneve fiskale qe harrojne ta bejne ate. "Nuk eshte rol i kesaj ministrie as te evidentoje dhe as te kontrolloje kapercimin doganor te mineraleve ne eksport. Kete detyre e kane agjenci te tjera qe shpesh here e harrojne ose e neglizhojne ate", deklaroi Ruli. Sipas tij po ne kete logjike edhe mbledhja e te ardhurave fiskale eshte nje faktor sekondar ne zhvillimin e industrise minerare, pasi eshte nje funksion i mirefillte fiskal dhe nuk ka te beje as me punen e investitoreve ne fushen minerare dhe as me ate te ministrise.

Origjina e debatit mes dy ministrave duket se eshte pikerisht rritja me 8 per qind e takses se shitjes se mineraleve per subjektet private. E thene ndryshe, te gjithe subjektet private te cilat shfrytezojne industrite minerare per shitjen e tyre, nuk do te tatohen me ne masen 2 per qind, por 10 per qind, i cili do te jete edhe niveli i ri i takses se rentes minerare. Pra, taksa e re e shitjes se mineraleve do te vazhdoje te jete konstante, duke mos ndryshuar ne tipin e mineralit. Aktualisht, bazuar ne ligjin ekzistues, si dhe ne ligjin minerar te Shqiperise, niveli i kesaj rente eshte 2 per qind e sasise se shitur te produktit minerar. Ky nivel i ri takses se rentes minerare eshte kundershtuar nga ministri i Ekonomise, Genc Ruli, i cili i ka kerkuar ministrit te Financave, Ridvan Bodes, qe taksa e shitjes se mineraleve te mos jete konstante, por te ndryshoje ne varesi te mineraleve. Madje, ndryshimet e finances Ruli i ka cilesuar ne kundershtim me dispozitat ligjore te ligjit mineral. Pervec kesaj, ministri i Ekonomise ka kerkuar qe vlera e rentes minerale te jete e pandryshueshme deri ne perfundimin e ri te ligjit minerar ne dhjetor te vitit 2008.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›