Neser fillojne testimet e kandidatet per dy Akademite
Dita e neserme do te jete dita me e ankthshme per maturantet qe kane zgjedhur te konkurrojne ne Akademine e Arteve dhe ate te Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi". Sikurse mesohet, ne Akademine e Arteve rezultatet e Matures Shteterore do te llogariten ne masen 20 per qind dhe rezultatet e konkursit te pranimit ne masen 80 per qind, ndersa ne Akademine e Sporteve, raporti Mature-konkurs do te jete 30 me 70 per qind. Tarifa e konkursit ne te gjitha programet e studimit ne Akademine e Sporteve eshte 4 mije leke, ndersa te Akademia e Arteve, 4 500 leke
Artet
Ne baze te propozimit te ketij institucioni, kandidati qe nuk do te marre 25 per qind te pikeve te konkursit te pranimit nuk fiton te drejten per te studiuar ne programet e studimit te kesaj Akademie per vitin akademik 2008-2009. Nese doni te beheni aktor, regjisor, koreograf apo skenograf, nuk ju mjaftojne vetem dijet e marra ne shkolle te mesme. Shumicen e pikeve (rreth 65 per qind), do te mund t´i merrni pas nje konkursi, me ane te te cilit do te provohen aftesite tuaja. Akademia e Arteve ka publikuar programin e konkursit per te gjitha deget e Fakultetit te Artit Skenik. Sipas profesoreve te akademise se Arteve programi nuk ka ndonje ndryshim thelbesor nga ai i vjetshmi, per pranimin e studenteve. Per t´u bere aktore, nje rol te vecante do te luaje performanca gjate luajtjes se ndonje pjese, recitimit apo ndonje monologu. Grup i punes qe ka pergatitur programin e konkursit e ka pare te arsyeshme qe kandidati te beje ndonje monolog, monolog klasik, te recitoje poezi, te tregoje fabula, apo tregim. Nje pike e rendesishme e konkursit eshte plastika trupore, e cila do te kontrollohet me ane te ecjes, ushtrimeve te bashkeveprimit, kercim, etj. Ndersa nuk do te mungoje edhe testimi teorik mbi formimin kulturor te konkurrentit ne fushen e teatrit, dramaturgjise, filmit e letersise. Kandidatit do t´i behen edhe testime per edukimin muzikor si dhe per ceshtje te te tjera konkrete qe komisionit do t'i duken te arsyeshme.
Sportet
Te gjithe maturantet qe duan te zgjedhin te studiojne ne deget e Akademise se Edukimit Fizik, duhet te bejne kujdes me shendetin. Ata duhet te ushqehen sa me mire, te bejne analizat per te riparuar problemet shendetesore dhe kane, si dhe ne rastin me te mire te kryejne ndonje aktivitet fizik. Kjo, sepse kriteret kryesore te konkursit kane te bejne pikerisht me gjendjen shendetesore te maturanteve. Kriteret kryesore qe rrisin shanset per t'u bere pjese e studimeve ne akademine e Edukimit Fizik dhe Sporteve "Vojo Kushi", kane te bejne me shendetin. Sa me te shendetshem te jene kandidatet per kete institucion arsimor, aq me shume shanse kane qe te behen pjese e Akademise se Edukimit Fizik "Vojo Kushi". Madje do te ishte mire qe ne "historikun" e shendetit te tyre te mos figurojne probleme shendetesore, qofte keto te thjeshta, apo me nderhyrje kirurgjikale. Kartela individuale per pranimin e studenteve ne Akademine e Edukimit Fizik dhe Sporteve, permban kerkesen por 6 vizita dhe kontrolle mjekesore.