Divorcet, në 5 muaj rriten me 50 %
Autori i Lajmit: red.
Numri i përgjithshëm i padive të depozituara në gjykatë për ndarje bashkëshortore ka arritur në 229 në këta muaj të parë të vitit, ose pothuajse 50 për qind më shumë, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kancelari i Gjykatës së Rrethit të Vlorës, Albert Pashaj, tha dje se gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2007, pranë kësaj gjykate u regjistruan 173 padi për divorce, ndërkohë që ky fenomen ka prekur më së shumti çiftet me moshë 25-35 vjeç. Dinamika e dukurisë së ndarjes bashkëshortore në rrethin e Vlorës është shfaqur e ndryshme, për periudha të ndryshme. Kështu në 9-mujorin e parë të 2007-ës, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës, treguesi përkatës rezultoi me një rënie prej 2-3 për qind. Ndërkohë nga krahasimi mes 5- mujorit të 2007-ës dhe atij të 2006-ës, rezulton një rritje e treguesit prej 10 për qind. Dukuria e divorceve në rrethin e Vlorës ka pothuajse të njëjtat përmasa si në zonat urbane dhe ato rurale. Por, në çiftet me origjinë nga fshati, tendenca e saj është në rritje në raport me pjesën tjetër të bashkëshortëve me banim në qytet. Sociologët vlonjatë e shpjegojnë këtë me futjen e elementëve të zhvillimit në zonat rurale dhe mungesën e edukimit dhe të emancipimit të bashkëshortëve të rinj, të cilët bien shpesh viktimë e marrëdhënieve të reja sociale. Gjatë vitit të kaluar, në Gjykatën e Shkallës së Parë të Vlorës u depozituan 450 kërkesë- padi me objekt dhënien fund të marrëdhënieve bashkëshortore. Nga këto rreth 227 kërkesa u depozituan nga bashkëshortë me banim apo origjinë nga zonat rurale. Mes faktorëve kryesorë që nxisin këtë dukuri evidentohen problemet ekonomike, emigracioni dhe më pak tradhtitë bashkëshortore.
Ky lajm është publikuar: 23/05/2008