Divorcet po shtohen gjykata e Tiranes 515 cifte te ndare ne 6 muajt e pare te vitit

Në gjykatën e Tiranës, bashkëshortët që kërkojnë zgjidhjen e martesës në 6 muajt e parë të viti 2011 shkon në 515 çifte.
Sipas statistikave, rezulton se çështje të mbyllura me pajtim janë zero.
Çka tregon se të gjithë çiftet që kanë arritur në dyert e gjykatës, nuk kanë pranuar të kthehen mbrapsht nga vendimi i tyre.
Kërkesa për zgjidhjen e martesës janë bërë më së shumti nga bashkëshortët.
Lidhur me numrin në rritje të divorceve, por edhe me faktin se numri i pajtimeve është zero psikologia pranë gjykatës së Tiranës, Albana Shaholli, shpjegon se pavarësia e femrës vitet e fundit ka ndikuar në rritjen e numrit të divorceve, pasi ato mund ta përballojnë jetesën pa qenë të detyruara të mbështeten tek bashkëshortët e tyre.
Sipas psikologes Shaholli, pasojat më të rënda i vuajnë fëmijët, të cilët përballen me hakmarrjen e prindërve ndaj njëri-tjetrit dhe jo me interesimin e këtyre të fundit për mirëqenien e fëmijëve të tyre.
Statistikat e Gjykatës së Tiranës tregojnë rritje të numrit të çështjeve të gjykuara gjatë 6-mujorit të parë të viti 2011, krahasuar me të njëjtën periudhe të vitit 2010.
Rritja e numrit të banorëve të cilët i kap juridiskioni i kësaj gjykate, ka bërë që të ketë edhe rritje të numrit të çështjeve që gjykohen.