E Shtunë, 31 Tetor 2026

Korcë, zjarr në TEC e Maliqit, rrezikohet fabrika e sheqerit

KORCË- Një zjarr i madh ka përfshirë TEC-in e Maliqit, ndërkohë që burime nga vendgjarja bëjnë me dije se rrezikohet kombinati i sheqerit, brenda të cilit ndodhen punonjësit.

Në vendngjarje kanë mbërritur dy forca zjarrfikëse, të cilat po tentojnë të vendosin nën kontroll flakët e zjarrit.

Mësohet se është bërë i mundur evakuimi i punonjësve dhe nuk shënohen të lënduar vetëm dëme materiale për momentin.

Ende nuk bëhen të ditura shkaqet e ngjarjes.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›