E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, mbahet peng për dy orë 15-vjecari, pranga pengmarrësve

FIER- Një 15-vjecar është marrë peng nga dy persona, të cilët e kanë mbajtur për rreth dy orë.

Ngjarja është shënuar pasditen e djeshme në fshatin Frakull në rrethin e Fierit. 15- vjecari me iniciale Xh.V është marrë nga banesa e tij në fshatin Ferras, duke u transportuar për në Frakull.

Aty ai është mbajtur peng rreth dy orë. Policia konfirmon arrestimin e dy autorëve të kësaj pengmarrjeje, të 24-vjecarit Kujtim Metaj dhe 27-vjecarit Erjon Malaj, të dy banues në Frakull.

Mësohet se shkak për pengmarrjen ka qenë një borxh që babai i 15-vjecarit të marrë peng, i kishte marrë familjes së njërit prej autorëve, konkretisht Erjon Malajt.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›