E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dixhitalizimi, Berisha: Shqipëria mbi 30%, Europa 63%

Tiranë- Kryeministri Berisha gjatë zhvillimëve të Konferencës Rajonale për Zhvillimin e Shoqërisë Informacionit u shpreh se dixhitalizimi i vendit është një ndër objektivat primare të qeverisë shqiptare.

Për qeverinë time një nga objektivat më madhorë, ambicioze dhe të vështirë është Shqipëria në moshën dixhtale. Në një hark kohor të shkurtër vendi ja doli të jetë në measataren Europiane të treguesit të EES. Është mbi 30% nuk është sa vendet e BE që është 63%. Shqipëria rënditet në vendet më të pakta për shkallën e lartë të penetrimit të telefonisë celulare. Shqipëria është vendi i vetëm në rajon me katër kompani celulare. Ka dhënë 2 licensa për 3G dhe ka gati 2 të tjera dhe parashikon që 2012 gati të avancojë me licensën 4 G”- u shpreh kryeministri.

Kreu i qeverisë Berisha shtoi se teknologjia do të ndihmojë në trasnparencën sa më të lartë të qeverisë së tij.

Teknologjia dixhitale është në shumë aspekte leva e Arkimedit, për të kapërcyer kohërat, për të kapur kohën e humbur, për t’i ofruar qytetarëve tanë shërbimet më të mira të mohës, për të vendosur gjithashtu në themel të transparencës, si kushtin e të gjitha kushteve për një qeverisje të mirë,- nënvizoi Berisha.

Kryeministri nënvizoi gjithashtu se vendi ynë është vendi që realizon 100% të prokurimëve online.

Partneritet për Shipëri të hapur, një nismë e rëndësishme që të bëjmë qeveritë tona tranparente. Qeveria po punon në realizimin e kësaj nisme, por më duhet tju informoj se kemi bërë progres thelbësor. Ne jemi vend i prokurimeve 100% dhe e kemi realizuar që në 2009. Po avancojmë për blerjet e vogla dhe shpenzimet e tjera. Jemi i vendit i One Stop Shop për lejet dhe licensa- shtoi kryeministri Berisha.

Një konferencë e nivelit të lartë për zhvillimin e shoqërisë së  informacionit, u mbajt me qëllim kryesor thithjen e potencialit të plotë të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit (TIK) për të nxitur risi, rritje ekonomike, konkurrencë rajonale në këtë fushë, si dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës në vendet e Evropës Juglindore.

Zyrtarë të nivelit të lartë të rajonit (Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Kroacia, Moldavia, Rumania) përgjegjës për shoqërinë e informacionit, të cilët marrin pjesë në këtë konferencë, pritet të miratojnë një deklaratë të përbashkët, duke riafirmuar angazhimin e tyre për zbatimin e e-SEE Agjenda +, si dhe për bashkëpunimin në Nismën e e-SEE-së, si një kuadër rajonal për zhvillimin e e-SEE Agjendës. Kjo konferencë pritet ti shërbejë forcimit të mëtejshëm të mekanizmave të bashkëpunimit ndërmjet qeverive përkatëse, në përpjekjet e tyre për të zhvilluar një shoqëri të informacionit, ti shërbejë angazhimit për të ofruar në mënyrë të vazhdueshme dhe të përditësuar disa standarde të nivelit të përparimit, në përputhje të plotë me standardet e BE-së dhe praktikave më të mira botërore, si dhe të riafirmojë mbështetje të nismave për pjesëmarrje sa më të gjerë të të gjithë grupeve të interesit në këtë sektor.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Berisha: Aksidentët rrugore, Shqipëria shifra të larta
  2. Berisha pranon: Problemi jemi ne, sna ka faj Europa
  3. Berisha: Për energjitë e rinovueshme, i kemi potencialet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›