E Diel, 1 Nëntor 2026

Dixhitalizimi i parqeve arkeologjike

Monumentet e Kulturës të kategorisë së parë tashmë do të jenë në format dixhital. Ka nisur puna për dixhitalizimin e objekteve të muzeve dhe ndërtimin e hartave për pikat arkeologjike. Brenda këtij viti muzetë arkeologjikë në gjithë territorin e Shqipërisë do të kenë në format dixhital të gjithë objektet arkeologjike që ndodhen të ekspozuara në mjediset tyre. Drejtori i Monumenteve të Kulturës, Apollon Baçe na bën me dije se kjo faqe dixhitale do të ketë 10 mijë faqe, ku do të përfshihen 1200 monumente të shoqëruara me foto .
Ky projektet ka si qëllim inventarizimin e të gjitha objekteve dhe monumenteve arkeologjike, por edhe vënien e tyre në shërbim të turizmit kulturor. Faqja do të jetë në dy gjuhë, shqip dhe anglisht dhe për këtë po punojnë një grup- ekspertësh. Hartat arkeologjike, do të bëjnë të mundur pasqyrimin e të gjitha objekteve arkeologjike që gjenden në terren, duke përfshirë këtu vendbanimet, kalatë, shpellat, tumat, varrezat e sheshta, varret e veçuar, ku çdo element i veçantë i objekteve arkeologjike do të jetë i specifikuar në të gjitha detajet e tij, por në të njëjtën kohë dhe i inventarizuar.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›