Aspak pozitiv bilanci i futbollisteve shqiptare qe militojne ne ligat e ndryshme europiane

Pauza e kampionatit në të gjitha ligat europiane shërben për të bërë një bilanc për futbollistët e Kombëtares shqiptare. Gjysma e parë e këtij sezoni ka qenë jo e kënaqshme për yjet kuqezinj, që nuk kanë qenë protagonistë në skuadrat e tyre, duke u cilësuar më tepër si zgjedhje dytësore dhe janë detyruar të qëndrojnë gjatë në stol.
Aktivizimi ka qenë i pakët, duke nisur nga ylli dhe kapiteni i përfaqësueses, Lorik Cana. I afruar me bujë te Lacio, mesfushori 28-vjeçar ka vuajtur për t’u ambientuar dhe për t’u shndërruar në lojtar kyç.
Vetëm 250 minuta aktivizim në total në 24 takime zyrtare të skuadrës në të gjithas aktivitetet, e thënë ndryshe vetëm 5 ndeshje të plota, janë shumë pak për 28-vjeçarin. Cana, autor edhe i një goli kundër Leçes është përfolur edhe në merkato, por ai ka hedhur poshtë mundësinë e largimit nga kryeqyteti italian, duke theksuar se për momentin ndihet mirë te Lacio.
Në Itali, momente të vështira po përjeton edhe Erjon Bogdani. 476 minuta të luajtura për Çezenën në 13 ndeshje, ku në 10 raste është aktivizuar nga stoli kanë krijuar një situatë të pakëndshme për sulmuesin. 34-vjeçari, i cili ende nuk e ka shijuar golin në këtë sezon, nuk e ka përjashtuar mundësinë e largimit, ndërsa për shërbimet e tij interesohen disa skuadra, mes të cilave, Vareze, Modena e së fundmi Breshia. Por, nëse trajneri Arrigoni do ti sigurojë një rol protagonisti, Bogdani mund të vendosë ta mbyllë sezonin te Çezena.
I vetmi që po përjeton një sezon të mirë në Serinë A është portieri Samir Ujkani. Pavarësisht dëmtimit të frikshëm në fytyrë, që e la dy muaj jashtë fushave, “gardiani” mbetet titullar i padiskutueshëm te Novara, ku ka luajtur 10 ndeshje nga 16 të mundshme.
Edhe situata e kuqezinjve që luajnë në Bundesligën gjermane nuk është më e mirë. Odise Roshi është lojtari që ka luajtur më shumë: 8 ndeshje me Këlnin për 20-vjeçarin, gjithmonë si zëvendësues, për një total prej 197 minutash. Pas tij vjen Altin Lala me 100 minuta në kampionat te Hanoveri, si edhe 150 minuta të ndara në tre ndeshje në Europa League. Kapllani regjistron vetëm 45 minuta aktivizim te Augsburgu në 5 ndeshje, por me golin e shënuar në nëntor në portën e Volfsburgut, ai është përfshirë në klasifikimin e veçantë të sulmuesve më rezultativë në raportin e rrjetave të shënuara me minutat e luajtura, duke lënë pas vetes Mesin dhe Kristiano Ronaldon.
Në Austri, Hamdi Salihi po përjeton një sezon të errët. Kjo edhe për shkak të vendimit për të mos rinovuar kontratën me Rapidin e Vjenës, që solli hakmarrjen e klubit, duke e lënë gjatë në stol. Në 431 minutat e luajtura në 12 ndeshje në Bundesligën austriake, Salihi ka qenë vetëm në 4 raste titullar, ndërsa ka shënuar 3 gola. Statistikat e 27-vjeçarit përmirësohen dukshëm në Kupë, ku në 3 takime ka realizuar 8 gola. Për shkodranin nuk përjashtohet mundësia e largimit në merkaton e janarit, ku mes klubeve të interesuara janë edhe ekipe nga Premier League angleze.
Vuan edhe Bakaj në Rumani te Dinamo e Bukureshtit, me vetëm 260 minuta lojë në 11 takime të luajtura, ku ka realizuar edhe një gol. Mesfushori 24-vjeçar nuk e pranon një situatë të tille dhe mund të vendosë të largohet në formë huazimi. Vuan edhe Debatik Curri te turqit e Gençlerbirligi, që ka luajtur vetëm 9 nga 17 ndeshjet e Superligës turke, për një total prej 800 minutash.
Në Greqi, Andi Lila është titullar i pazëvendësueseshëm te Pas Janina, me 12 ndeshje të luajtura nga 13 të mundshme, ndërsa e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Emiljano Vilën, i aktivizuar vetëm në 6 raste.
Më e mirë situata e kuqezinjve që aktivizohen në Ukrainë dhe Azerbajxhan. Armend Dallku dhe Ahmed Januzi regjistrojnë 18 ndeshje nga 20 të mundshmet te Vorskla Poltava, me sulmuesin që ka realizuar 9 gola, 5 në kampionat dhe 4 në turet kualifikuese në Europa League. Tashmë ai pret transferimin në një skuadër të madhe, ndërsa Hanoveri kërkon ta transferojë në Bundesligë.
Në elitën e futbollit ukrainas, pak më mbrapa është Kristi Vangjeli me 11 aktivizime te Çornomorets Odesa. Në Azerbajxhan, Teli dhe Agolli janë të padiskutueshëm te Karabak, ndërsa rol protagonisti ka edhe Ervin Bulku te Azal Baku.
Të vetmit që kanë shkëlqyer në gjysmën e parë të sezonit janë Edgar Çani me 8 gola të realizuar për Polonia Varshavën, në Ekstraklasan polake, si edhe Armando Sadiku, autor i 10 golave në 14 ndeshje me Lokarnon në kategorinë e dytë zvicerane. Interesimi për sulmuesin e përfaqësueses U-21 është i jashtëzakonshëm, e përveç Grasshopers e Jang Bojs në Zvicër, ai kërkohet edhe nga Xhenoa në Itali e Borusia Mënshengladbah në Gjermani. Në ligat helvete nuk mbetet mbrapa as Jahmir Hyka, me 2 rrjeta në 17 takime te Luzerna.